E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Greqi/ Goditet banda e rrezikshme e drogës, drejtohej nga një shqiptar (Emri)

Autoritete greke kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike nga Holanda në ishullin e Mykonos. Ky grup kriminal, drejtohej nga një shqiptar, i identifikuar si Gjergji Kapaj, 43 vjeç.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në vendin fqinj, është bërë i mundur arrestimi i pesë personave, teksa është bërë edhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike, disa armëve dhe automjeteve, shkruan Protothema.

Pamje nga aksioni i policisë
Pamje nga aksioni i policisë

Ndërkohë, bëhet me dije se policia përdori dronët për të kontrolluar të gjitha lëvizjet e anëtarëve të bandës shqiptare.

Mediat greke e kanë cilësuar grupin shqiptar si “unazë” të trafikut në Mykonos, ndërsa drejtuesin Kapaj, një kriminel të rrezikshëm, të skeduar për disa ngjarje por që ka aritur t’i shpëtojë policisë në të shumtën e rasteve.

Si nisën hetimet për bandën shqiptare

Hetimi për grupin filloi në tetor 2020 kur një ankesë arriti në Departamentin e Sigurisë së Atikës në lidhje me disa shqiptarë, të cilët ishin aktivë në trafikimin e sasive të drogës, kryesisht kokainë, në Athinë dhe po përgatisnin një degë në Mykonos.

Hetimi zbuloi ekzistencën e një grupi kriminal, të strukturuar në mënyrë operative dhe me veprimtari të vazhdueshme kriminale, anëtarët e të cilit trafikonin kokainë dhe kanabis.

Në fund të muajit prill, anëtarët e bandës realizuan blerjen dhe transportin e 3 kilogramëve kokainë prej 28,000 euro për kilogram nga Holanda dhe e transportuan duke e fshehur në një makinë, ndërsa dega e grupit në Mykonos funksiononte me “klientë të zgjedhur”.

Në të njëjtën kohë, në Athinë u kap “truri” i grupit kriminal, i cili fillimisht refuzoi kontrollin nga policia duke ikur me vrap, por u prangos pas ndjekjes.

Lexo edhe :   Autorët fshihen në Greqi? Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...