E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Diabeti, shenjat klasike. Tri hapat për ta pasur nën kontroll

Humbja e komunikimit ndërnjerëzor, sidomos gjatë pandemisë, e cila është zëvendësuar me miqësitë virtuale, kanë sjellë një çoroditje dhe disbalancim të organizmit në pikëpamjen e funksionimit mendor edhe hormonal. Për pasojë mjekët thonë se, në Shqipëri janë rreth 3 mijë raste të reja në vit rrezikojnë të bëhen të sëmurë kronikë nga diabeti, ndërkohë që 10 për qind e të gjitha grave shtatzëna vuajnë nga diabeti i sheqerit. Shenjat klasike të diabetit janë: urinimi i shpeshtë, shtimi i oreksit, rënie në peshë, lodhja e shpejtë, nervozizëm pa vend, reagime të pakontrolluara, përgjumje, kryesisht pas ngrënies dhe çrregullime të pamjes.

Mjekët endokrinokolgë thonë se, shkaqet kryesore për shtimin e të sëmurëve me diabet janë, jeta e mbushur me stres, jeta pa aktivitet fizik, ushqyerja me produkte të përpunuara apo ushqime të shpejta, apo edhe shkaqe sociale si humbja e të afërmve, humbja e miqve, kriza në familje apo humbja e vendit të punës.

A ka zgjidhje?

Mjekët endokrinologë thonë se, çelësi kryesor i suksesit në normalizimin e sëmundjes së diabetit qëndron në tri pika kryesore:

së pari, në dietën e balancuar që duhet të ndjekin këta të sëmurë, ku rekomandohen ushqime jo shumë kalorike;

së dyti, një aktivitet fizik të kontrolluar. E mira do të ishte që çdo diabetik të lëvizë 30 deri në 60 minuta në ditë;

së treti, për sa i takon mjekimit të vazhdueshëm me barna apo insulinë, nëse kjo sëmundje ndiqet si duhet nuk do të kemi rëndim të gjendjes së të sëmurëve.

Mjekët thonë se, nëse kjo sëmundje nuk dominohet dhe normalizohet, herët a vonë diabetikët bëhen pre e goditjeve që diabeti jep në gjithë organizmin e njeriut. Organet që diabeti sulmon më tepër janë zemra, truri, sytë, veshkat, enët e gjakut, nervat, gjymtyrët etj. Në raste tepër të rënda diabeti mund të invalidizojë të sëmurin, mund ta verbojë atë, mund të krijojë plagë të rënda. Mjekët thonë se kushti vendimtar për ta kuruar është që i sëmuri të mos ndihet i stresuar. Kjo e bën diabetin një sëmundje me kosto të mëdha për individin, familjen, shtetin dhe shoqërinë, ndaj e mira do të ishte që të parandalohet dhe të trajtohet shpejt në mënyrë profesionale./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...