Të tjerë emra janë zbardhur referuar shkarkimeve në Ministrinë e Jashtme.
Është shkarkuar E. Caca, punonjës në Ambasadën e Shqipërisë në Londër.
Nga misioni i Shqipërisë në Zvicër është shkarkuar Fatjon Demneri.
Ndërsa për Eltion Vërlenin, është urdhëruar kthimi i menjëhershëm në Tiranë.
Bëhet i ditur shkarkimi i Xhuljeta Kekos, nga misioni i Shqipërisë në Holandë.
Ndërsa nga Misioni në Nju Jork largohet Arben Idrizi.
Mësohet se në total, nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.