Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ftesë opozitës joparlamentare/ Rama: Hajde dialogojmë, jemi të dënuar të bashkëjetojmë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama i kapur në përgjime/ ‘BILD’ publikon bisedën me drejtorin në MB: I ke realizuar objektivat?

Kryeministri Rama i është drejtuar me një ftesë publike krerëve të opozitës jo parlamentare në vend, për bashkëpunim lidhur me finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Në komentin  e radhës në Facebook, Rama iu drejtohet publikisht, për të krijuar një hapsirë dialogu e ndërveprimi, lidhur me sfidën e përbashkët për Reformën Zgjedhore.

Duke iu referuar akuzave mes palëve dhe qefmbetjeve, Rama thotë se për sa kohë u kanë dhënë mandate përfaqësimi, janë të detyruar që të bashkëpunojnë së bashku.

“Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë”, shkruan ndër të tjera Rama.

Statusi

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu

Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019

Tags: dialogramareforma zgjedhore

TË LIDHURA

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm
Aktualitet

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

10:38 | 23/02/2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku
Aktualitet

Belinda Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

10:24 | 23/02/2026
Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë
Aktualitet

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

09:58 | 23/02/2026
Next Post
Basha: Kryebashkiakët e Ramës një bandë kriminelësh e hajdutësh

Si ta lexojmë Lulzim Bashën?

Ismail Kadare, ky “humbës” i madh

Mes 350 autorëve nga gjithë bota, Kadare përzgjidhet fitues i çmimit Pak Kyongni 2019

Ndërron jetë ish-zëvendësministri kosovar

E trishtë! Ish-futbollisti i famshëm ndërron jetë në moshën 43-vjeçare







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm
Aktualitet

Situata në aksin e Librazhdit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm

by mirseda
10:38 | 23/02/2026
0

Segmenti rrugor në zonën Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, nuk do të hapet sot...

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv/kryeministres Balluku

Belinda Balluku refuzon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

10:24 | 23/02/2026
Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

09:58 | 23/02/2026
Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com