E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Ftesa e Ramës për dialog, eksperti gjerman: I çuditur me deklaratat e Berishës

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Pas ftesës së Ramës për dialog drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, eksperti i njohur gjerman Christian-Schwarz-Schilling shpjegon për Deutsche Wellen se kompromisi ende është i pamundur, pasi opozita kërkon me çdo kusht largimin e kryeministri Rama nga pushtetit.

I pyetur nëse e ka takuar ndonjëherë Bashën, eksperti gjerman është shprehur se e ka takuar dy herë, ndërsa shtoi se lideri i PD-së, është një njeri mendjemprehtë, por, sipas tij synon vetëm të çojë përpara karrierën e tij.

Po ashtu, Schwarz-Schilling shfaqet i befasuar lidhur me deklaratat e opozitës, ndërsa merr shembull ish-kryeministrin, Berisha, për të cilin thotë se: “Në vend që të thërrasë për ballafaqimin e opinioneve të ndryshme në parlament, lëshon parulla revolucionare duke shkatërruar kështu institucionin e parlamentit.”

Intervista e plotë:

Deutsche Welle: Në Shqipëri kemi aktualisht një ngërç politik. BE-ja, pra, komisioneri Johannes Hahn, kërkojnë kompromis ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Ju jeni një ndërmjetësues i njohur në Ballkan e në botë. A shihni një mundësi për arritjen e këtij kompromisi? 

Christian-Schëarz-Schilling: Ndërmjetësimi në këtë nivel mund të arrihet vetëm kur të dyja palët e duan. Kur njëra palë cakton si parakusht të bisedimeve kapitullimin ose dorëheqjen e palës tjetër, atëherë metoda nuk do të funksionojë dhe nuk duhet synuar. Unë jam shumë i çuditur me deklaratat që dëgjoj nga partia e opozitës, si për shembull, deklaratat e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili, në vend që të thërrasë për ballafaqimin e opinioneve të ndryshme në parlament, lëshon parulla revolucionare duke shkatërruar kështu institucionin e parlamentit.

Por politikanët e opozitës e kanë braktisur tashmë parlamentin… 

Po, dhe kanë bërë gabim. Mua më kujtohet viti 2010, kur kam ndërmjetësuar mes Sali Berishës si kryeministër dhe Edi Ramës, asokohe kryetar i opozitës. Situata ishte e kundërta e kësaj që kemi sot: Edi Rama atëherë kishte paralajmëruar se do t’i dorëzonte mandatet, por ai u tregua shumë më i arsyeshëm dhe pranoi të kthehej në Kuvend. Opozita e sotme duhet të marrë shembull nga  Edi Rama si ish-kreu i opozitës.

E megjithatë, komisioneri Hahn ka thënë se qeveria duhet të kërkojë dialogun me opozitën. Meqenëse ju e njihni dhe e çmoni personalisht Edi Ramën, çfarë këshille do t’i jepnit në këtë situatë? 

Ai duhet të nxjerrë në plan të parë institucionin parlamentar dhe të thotë se Kuvendi duhet të formulojë një opinion për vendin. Nuk mund ta ndryshosh me dhunë maxhorancën parlamentare. Mund të shqyrtohen argumentet që sjell pakica kundër qeverisë, të cilat maxhoranca duhet t’i trajtojë me seriozitet dhe t’i përfshijë në punën e qeverisë. Por nuk është e mundur, që pakica ta shpallë veten si maxhorancë dhe të prishë kësisoj institucionin e parlamentit. Kjo nuk ecën. Maxhoranca mund të ndryshohet vetëm në zgjedhje. Dhe opozita duhet të pajtohet me këtë rezultat.

Duhet të pajtohet edhe pse ka pasur blerje votash në disa qarqe, siç pretendon opozita? 

Unë nuk besoj se kjo ka ndodhur. Dihet që në përgjithësi përdoren gjithmonë ca metoda ballkanike, por nuk kam dëgjuar që Edi Rama ta ketë bërë këtë në mënyrë aq masive sa të ketë pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve.

Po dosjet e përgjimeve të prokurorisë, ku dëgjohen persona të lidhur me krimin e organizuar duke blerë vota në emër të kandidatëve të Partisë Socialiste? 

Këto janë akuza që duhen dëshmuar. Nëse ka qenë kështu, atëherë opozita duhet të paraqesë dëshmitë dhe të bëjë një kërkesë për verifikim.

Pra, ju mendoni se vetëm përgjimet nga dosjet nuk mjaftojnë?

Jo. Ato nuk mjaftojnë.

Por në Shqipëri ka kohë që ekziston një pakënaqësi e përgjithshme, e cila vihet re jo vetëm te opozita. A pajtoheni?  

Unë kam përvojë me disa shtete të Ballkanit Perëndimor. Jam shumë i lidhur me Bosnjë-Hercegovinën. Më duhet të them, se ato gjëra që ndodhin aty, as që mund të krahasohen fare me Shqipërinë. Kam parasysh partitë djathtiste kroate, HDZ, si në Kroaci, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë që bëhen bashkë, jo për ta ndërtuar, por për ta shkatëruar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Përkundrazi, me projektet e ndryshme që kam në Shqipëri, kam krijuar përshtypjen se atje po bëhen përpjekje shumë serioze për reformat. Kjo duket më së miri në procesin e Vetting-ut në gjyqësor. Është një proces shumë i vështirë, por qeveria dhe Ministrja e Drejtësisë po e menaxhojnë shumë mirë.

Keni biseduar ju edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha?

Po, e kam takuar dy herë. Përshtypja ime është se ai është një njeri mendjemprehtë, por që synon vetëm të çojë përpara karrierën e tij dhe mendon se tani është momenti i përshtatshëm. Nuk kam përshtypjen se po digjet për vendin dhe për reformat. Kam përshtypjen se opozita po kërkon të nxisë zhvillime revolucionare për të arritur rrëzimin e qeverisë. Ne këtë nuk mund ta mbështesim, Ne duhet të mbrojmë me forcë institucionet. Aty ku prezantohen fakte, duhet hetuar më tej, por jo të bëhen polemika dhe demagogji për të shkatërruar institucionet. Kjo është shumë e rrezikshme. Për këtë shkak unë jam i mendimit se arritjet pozitive të qeverisë në Shqipëri duhen vlerësuar dhe nuk duhen përçmuar në këtë mënyrë.

Sipas të gjitha gjasave, parlamenti gjerman, Bundestag-u, do të votojë në shtator mbi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Çfarë duhet të ndodhë gjer atëherë, në mënyrë që kolegët tuaj të CDU/CSU-së t’i japin Shqipërisë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave? 

Deri atëherë do të duhet të dalë në pah e vërteta, konkretisht, se kush kërkon reforma, e kush përmbysje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...