Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fryma të çon në fund të garës, jo makina llogaritëse

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Nga Skënder Minxhozi

Në fund të ditës është çështje fryme, jo hilesh. Të faktuara apo të pretenduara. Që të fitosh zgjedhjet parlamentare, duhet të bindësh shumicën e popullit që i drejtohet kutive. Dhe kur ndodh kjo, s’ka formulë që të të ndalë. Kaq e thjeshtë (por edhe e vështirë) është për opozitën në 25 prill të vitit të ardhshëm. Një aksiomë që vjen nga qindra procese elektorale brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku kanë fituar kauzat e jo llogaritë pas perdeve.

Kush kujton zgjedhjet e vitit 2013, do ta mbajë mend patjetër sesi ai proces elektoral u menaxhua dhe më pas u certifikua, për herë të parë dhe të fundit në historinë tonë politike, nga një Komision Qendror Zgjedhjesh i përbërë i gjithi nga komisionerë të propozuar nga qeveria e kohës. Dhe me qeveri nënkuptohej Partia Demokratike, pasi LSI kishte ndërruar krah. Të mendosh sot, shtatë vjet më pas, se mund të votojmë fjala vjen, në pranverën e ardhshme, me një administratë zgjedhore të emëruar vetëm nga qeveria e Edi Ramës, do të thotë t’i vije zjarrin edhe një herë bulevardit qendror të Tiranës, megjithë çka brenda. Në fund, edhe kjo rrethanë nuk e shpëtoi dot nga rënia Sali Berishën. Komisionerët e tij i dhanë dëftesën e fitores Edi Ramës!

Tjetër precedent që tregon se fitohet me frymë, e jo me numra: në vitin 2017 Lulzim Basha mori në tavolinë, në 17 maj, ministrat e brendshëm, të drejtësisë, të financave, të arsimit, të shëndetësisë, burgjet e disa institucione të tjera kyçe. PD u shtri brenda ditës në gjysmën e shtetit, por rezultati nuk ndryshoi. Madje kjo bashkëqeverisje prodhoi humbjen më të thellë të një opozite në historinë e pluralizmit shqiptar. Sepse Edi Rama fitoi i vetëm me partinë e tij kundër gjithë spektrit politik, duke vendosur një precedent të papritur dhe të paparashikuar.

Ndërsa në 2013 opozita kishte pas vetes frymën dhe entuziazmin e fitores, në 2017 fryma opozitare mungoi dhe inercia e qeverisjes fitoi garën.

Sot, shtatë vjet pas rotacionit të fundit të pushtetit, nebuloza e partive të opozitës është e zhurmshme, e shumtë në sigla dhe fytyra, por ende anemike dhe e ndrojtur në synimin e pushtetit. Endja kaq e gjatë pas formulës së koalicioneve dhe sherret hipokrite për listat e hapura (të cilat Basha i do faktikisht të mbyllura), na tregojnë se opozita mendon më shumë sesi do të justifikohet në rast humbjeje, sesa që t’i japë formë një vizioni dhe fryme që do të mbledhë pas vetes shqiptarët në kutitë e votimit.

Lulzim Basha ka frikë të fitojë. Edi Rama nuk ja lejon dot vetes të humbë. Kjo është dilema në të cilën në fund fare, mesa duket, do të fitojë kalkulimi, e jo programet që do të sjellin ndryshimin e vërtetë. Përtej taksës së sheshtë, të cilën Basha e predikon që nga zgjedhjet e shkuara, zhurma e mbetur politike e Tiranës rezervon vetëm sherre formulash zgjedhore, por jo debate thelbësore mbi politikat e drejtimit të shtetit. Ka shumë retorikë studiosh televizive me batuta e fyerje shpesh personale, por ka pak, shumë pak debat të qetë dhe me argumente mes palëve, për ekonominë, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë e turizmin apo politikën e jashtme. Klaustrofobia e debatit politik, ashpërsia e akuzave dhe sharjeve shpesh vulgare, shoqëruar me kërcënimet e tipit “kur të vijmë ne në pushtet…”, pasqyrojnë të gjitha mungesë vizioni dhe vogëlsi mendjesh.

Gara elektorale ku kemi hyrë nuk ka lidhje me meskinitetin e llogaritarëve të vegjël partiakë. Ajo lidhet me madhështinë e liderëve politikë. Duhen mendje e kthjellët dhe mushkëri të forta për ta fituar këtë maratone, jo makinë llogaritëse.

Tags: frymafundgarësmakina llogariteseskender Minxhozi

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Përplasi me makinë dhe futi nën rrota gruan e kushëririt, Hilë Simoni: Ishte aksidentale

Përplasi me makinë dhe futi nën rrota gruan e kushëririt, Hilë Simoni: Ishte aksidentale

Rama: Nëse Basha nuk e do më paktin e 5 Qershorit, e heqim

Menaxhimi i pandemisë, Basha gati propozimin e dytë për qeverinë

Rikthehen protestat në Minsk, shkak betimi i fshehtë i Lukashenkos

Rikthehen protestat në Minsk, shkak betimi i fshehtë i Lukashenkos

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori
Showbizz

Këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen, ja dhurata luksoze dhe e veçantë që mori

by mirseda
10:18 | 05/07/2025
0

Në një postim mbresëlënës në Instagram, Era ka publikuar një foto ku shfaqet pranë një makine luksoze...

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

Lamtumira e fundit për Diogo Jotën në qytetin e tij

09:54 | 05/07/2025
Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

Marco Rubio viziton Tiranën, njofton ambasadori Bushati pas takimit në SHBA

09:29 | 05/07/2025
Vapa rrit rrezikun e krizave hipertensive, kardiologia apelon për kujdes

Vapa rrit rrezikun e krizave hipertensive, kardiologia apelon për kujdes

09:13 | 05/07/2025
Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

09:03 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com