Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Franca pro liberalizimit të vizave për Kosovën

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Nga Erisa Zykaj

Burime zyrtare të Bashkimit Europian kanë përgënjeshtuar informacionin se Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Franca është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

“Rezulton, se aktualisht nuk ka asnjë shtet anëtar të Bashkimit Europian kundër liberalizimit të vizave për Kosovën”, janë shprehur burimet zyrtare të BE-së për ABC.

Sipas tyre, keqkuptimi lidhet me modalitetet që nevojiten të diskutohen më tej në grupin e punës për vizat të Këshillit të Bashkimit Europian, në kuadër të vendimit për liberalizimin e vizave me vende të treta dhe konkretisht me Kosovën. Këto burime kanë shpjeguar se nuk bëhet fjalë vetëm për Francën, por për disa shtete anëtare, që kërkojnë përfshirjen e sistemit ETIAS në procesin e liberalizimit të vizave.

“E njëjta procedurë është ndjekur për Kuvajtin dhe Katarin, pra nuk është një çështje specifike që lidhet me Kosovën, pasi sistemi ETIAS hyn në fuqi vitin e ardhshëm”, kanë shpjeguar këto burime.

Sistemi ETIAS është Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban të dhënat e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen dhe jo vetem.

Pak më parë, presidenca çeke ka ndarë një deklaratë të publikuar nga ABC, ku thuhet se takimi i parë për diskutimin mbi liberalizimin e vizave për Kosovën ka konfirmuar mbështetje të gjerë në gjirin e shteteve anëtare, por kërkohen sqarime mbi disa tema dhe nevojiten diskutime të mëtejshme. Presidenca nuk ka njoftuar ende datën e ardhshme të takimit, por pritet që qëndrimet të kristalizohen në 21 tetor. /abcnews.al

Tags: FrancakosoveLiberalizimi i vizave

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

Po protestonte kundër një projektligji, deputeti turk thyen telefonin me çekiç në Parlament (VIDEO)

Deputetja greke reagon pas përplasjes me Ramën në KiE: Më sulmoi verbalisht

Berisha bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com