Franca ka mungesa të dukshme mirëpo ka po ashtu luksin e zgjedhjes si pak kombëtare të tjera të Evropës. Kuqezinjtë nuk duhet të jenë shumë të qetë pas formacionit të mundshëm të “gjelave”. Nga ajo çka është pasqyruar nga mediat franceze, Didier Deschamps nuk do t’i lërë asgjë rastësisë dhe përpara kapitenit Lloris do të rreshtojë në mbrojtje Lenglet të Barcelonës, e Varane të Realit në qendër.
Ndërsa në krahë luan dyshja e Bayern Munich që shkëlqeu në Botërorin 2018-të, Varane dhe Hernandez. Mungesat e Pogba e Kante e detyrojnë teknikun e Francës të rikompozojë mesin e fushës, mirëpo edhe në këtë pikë ka zgjedhje pafund. Mjafton të lexosh emrat e Tolisso, Matuidi dhe Lemar. Deschamps ka rikuperuar edhe Oliver Giroud, që bashkë me Griezmann dhe Coman pritet të formojnë “tridhëmbëshin e frikshëm” të sulmit të “gjelave”.