Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fox News: Soros akuzohet nga presidenti i Shqipërisë për “komplot”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fox News: Soros akuzohet nga presidenti i Shqipërisë për “komplot”

“Miliarderi majtist George Soros akuzohet nga presidenti i Shqipërisë për “komplot” që synon destabilizimin e vendit”, ky është titulli i artikullit të Fox News, medias amerikane për Shqipërinë pas deklaratave të sotme të Presidentit Meta.

Chris Irvine/ FOX News

Presidenti i Shqipërisë, ditë e martën, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “komplot.” Ilir Meta tha se Soros, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze Balkan Insight. Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.

Gjatë një konference shtypi, të martën, Meta thuhet se ka thënë: “Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Unë nuk e dëgjova me vëmendje [Kryeministrin hungarez] Viktor Orban në janar të vitit 2000, kur flisja me dashuri për Xhorxh Sorosin sepse me thënë të vërtetën ai na ndihmoi kur ishim në opozitë dhe [Orbani] më tha: ki kujdes sepse ai nuk është dhe aq demokratik dhe shpesh komploton kundër demokracisë”. Ai gjithashtu iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare – përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian – duke u bërë thirrje diplomatëve “të mos bëhen qesharak dhe të mos luajnë me kushtetutën tonë”, kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Meta kishte provuar më parë të anulonte zgjedhjet e së dielës, duke thënë se ato do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila bojkotoi votimin. Por kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet urdhëroi të dielën zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillit lokal dhe partia e tij pritet të marrë shumicën e votave me një diferencë të konsiderueshme. Rezultatet paraprake u pritën të martën, por u vonuan. Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët. Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra. Ligjvënësit e qendrës së djathtë së opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament dhe kanë udhëhequr protesta që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat. Financuesi hungarez-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA.

Qeveria kombëtare e Hungarisë vitin e kaluar kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend.

Tags: Akuzailir metapresidentSoros

TË LIDHURA

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,
Aktualitet

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

11:27 | 19/01/2026
E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…
Aktualitet

E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

11:09 | 19/01/2026
Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve
Aktualitet

Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

11:06 | 19/01/2026
Next Post
Klosi përplaset ashpër me Spahon: Na vratë 4 protestues në bulevard

Klosi përplaset ashpër me Spahon: Na vratë 4 protestues në bulevard

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin/ Humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër

Ekonomisti e thotë hapur: Nga Shqipëria ikin më të mirët, ngelin më çyrykët

Ekonomisti e thotë hapur: Nga Shqipëria ikin më të mirët, ngelin më çyrykët







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,
Aktualitet

Ftesa për Bordin e Paqes | Ministrja Spiropali: Vlerësim i lartë për Shqipërinë,

by mirseda
11:27 | 19/01/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon këtë të hënë, më 19 janar,...

E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

E pazakontë në Sarandë! Çifti i moshuar plagos me thikë të miturit. Djali i tyre…

11:09 | 19/01/2026
Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

Mbi 19 mijë vota diferencë për kandidatët e PDK-së, manipulimi cenon integritetin e zgjedhjeve

11:06 | 19/01/2026
Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

10:44 | 19/01/2026
Aksident me 7 të plagosur në Fushë Milot–Lezhë, arrestohet 41-vjeçari

Aksident me 7 të plagosur në Fushë Milot–Lezhë, arrestohet 41-vjeçari

10:26 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com