Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Fushë Milot–Lezhë”, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur shtatë persona.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku sipas policisë, mjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet B. B., 41 vjeç me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetet që drejtonin shtetasit G. V. dhe C. Sh..
Dy prej të plagosurve morën asistencën mjeksore të nevojshme dhe u larguan në banesa, ndërsa pesë të tjerët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se pas aksidentit, u arrestua 41 vjeçari B.B, i cili dyshohet se shkaktoi përplasjen.















