Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/Kush është fieraku që mbajti peng adoleshenten, mister fati i vajzës

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Rrëmbeu një vajzë 17-vjeçare para 7 muajsh, kapet autori, por fati i adoleshentes mbetet mister. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Shpëtim Muharremin, 40 vjeç nga Levani i Fierit si autor i rrëmbimit dhe pengmarrjes, shkruan “Panorama”.

Ndalimi i Muharremit është bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Arrestimi i 40- vjeçarit vjen 7 muaj pas denoncimit të bërë nga prindërit e adoleshentes, ndërsa kjo e fundit ende rezulton e zhdukur. Sipas të dhënave, 17- vjeçarja me iniciale Sh.Xh, banuese në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, e cila i përket komunitetit rom, është rrëmbyer në Sarandë. Burime konfidenciale pohojnë se Shpëtim Muharremi ka deklaruar se vajzën e ka marrë si nuse për të birin.

Por nga ana tjetër, i biri i Muharremit rezulton të jetë me sindromën down. Nga kontrolli i ushtruar nga Policia, ka rezultuar se adoleshentja nuk ndodhet në shtëpinë e 40-vjeçarit, edhe ky i fundit anëtar i të njëjtit komunitet.

Denoncimi i prindërve të adoleshentes është bërë më 7 dhjetor të vitit të kaluar. Janë dashur plot 7 muaj kohë për uniformat blu që të bëhet identifikimi i personit që dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng, sipas Policisë, për motive të dobëta.

“Pas një pune të mirorganizuar dhe një bashkëpunimi efektiv u bë e mundur ndalimi i shtetasit: Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17-vjeçare, banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia. Ndërsa për 40- vjeçarin kanë nisur hetimet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Tashmë, kanë nisur kërkimet për 17-vjeçaren, pasi ka dyshime të forta se ajo mund të jetë përdorur për qëllime prostitucioni nga ana e 40- vjeçarit. Gjithashtu nuk përjashtohet dyshimi se ajo mund të jetë larguar prej tij dhe jeton me dikë tjetër, teksa ka zgjedhur të mos lajmërojë familjen e saj. Por këto mbeten ende pista dyshimi dhe deri në momentin e gjetjes së saj nuk ka një të dhënë zyrtare për fatin e saj./PANORAMA/

Tags: adoleshentenështëfatifierakukushmbajtimisteripengvajzës

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Next Post

Foto/Shqiptarët thyejnë rregullat, bien në dorë të serbëve

Nga Lushnja tek Argjentina, ja kush mund të jetë pasardhësi i Sampaolit

Përlotet aktori: Kam frikë se këto ditë do gdhihemi me Teatrin nën rrënoja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com