Në Poloni, në vitin 1987 është kryer një operacion, i cilësuar si më i gjati në histori.
Bëhet fjalë për një transplant zemre që ka zgjatur plot 23 orë.
Transplanti në fjalë është një ndër operacionet më të suksesshme që janë kryer ndonjëherë në mjekësi…është bërë nga kirurgu polak Zbigniew Religa.
Siç mund ta shikoni, në foton e mëposhtme shfaqet kirurgu i cili vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në një monitor, ndërsa asistenti i tij fle në dysheme.
Zbigniew Religa ndërroi jetë në mars të vitit 2009, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri.
Fotoja është shkrepur nga fotografi James Stanfield në vitin 1987. Ajo është një nga 100 fotografitë më domethënëse të shekullit sipas “National Geographic”.