Mbrëmjen e djeshme ishte ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili i ftuar ne emisionin e gazetares Eni Vasili deklaroi se policia sapo kishte ndaluar një person të dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin mafioz që ndodhi të hënën në Tirane, ku mbeti i vrarë Devi Kasmi.
Sot policia ka dhënë detaje për shtetasin e ndaluar si i dyshuar i përfshire në atentat.
“Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit D.K. Hetimi vijon me intensitet dhe per momentin nuk behen me dije te dhena te tjera”, thuhet në njoftim.
“News24” raporton se ai quhet Mario Meshini dhe ka publikuar edhe këto foto të tij: