Zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se ka përfunduar projekti i banesave që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti në Thumanë.
Pacolli ka shpërndarë në Facebook disa foto të projektit, teksa thekson se është përfunduar brenda një kohe rekord. Biznesmeni kosovar shprehet se tashmë çdo gjë është gati për të filluar me ndërtimin e tyre.
Postimi i plotë:
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.