E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

FOTO/ Ndryshe nga çdo herë tjetër, risia e protestës masive të opozitës

Ka nisur tashmë protesta e opozitës së bashkuar, teksa po marshohet drejt Kryeministrisë. Protestuesit kanë sfiduar shiun, teksa janë mbledhur më herët, ndërsa tashmë moti duket se ka favorizuar protestën.

Flakadanë të shumtë janë ndezur teksa marshohet drejt Kryeministrisë me një banderolë të madhe ku shkruhet “Qeveri e krimit”.

Ajo që përbën një risi tashmë është prania e flamujve politikë, pikërisht të Partisë Demokratike, ndryshe nga të gjitha protestat e mëparshme të opozitës së bashkuar. Ndërkohë, bie në sy mungesa e flamujve të LSI-së.

Po ashtu, mësohet se janë shpërndarë edhe ushqime për protestuesit, teksa kemi të bëjmë me një skenar të paparashikueshëm, pasi kjo është protesta e parë që zhvillohet pasdite dhe nuk dihet sa do zgjasë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...