Tetë plumba mbi trupin e Sokol Çelaj, i sollën edhe vdekjen mbrëmjen e djeshme në fshatin Reç. Ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij, në momentin që një person ka qëlluar në drejtim të tyre.
Viktima jetonte prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri më 18 gusht, e ndërsa më parë ka punuar polic.
Bashkëshortja e të ndjerit, për fat të keq nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori, kjo për shkak të errësires.
Në dëshminë e dhënë në polici, bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov, dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
“Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.