Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrethrrotullimin e Çermës në Lushnjë.
Një automjet tip “Audi A4” ka dalë nga rruga duke u përplasur me mbikalimin metalik. Mjeti i cili drejtohej nga një grua është përmbysur si pasojë e përplasjes. Fatmirësisht gruaja e cila po udhëtonte bashkë me djalin e saj nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa makina është shkatërruar.
Gruaja tha për policinë se mjetin e kishte marrë me qera. Sipas saj, makina kishte filluar të dridhej duke sjellë kështu edhe humbjen e kontrollit.