Presidenti Ilir Meta ka caktuar datën 5 dhjetor për shortin e zgjedhjes të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Meta i firmosi kallëzimin penal, Dvorani: Ja çfarë po ngatërron presidenti
Përmes një njoftimi për media, presidenti ka njoftuar se shorti do të hidhet nga institucioni i presidencës dhe se do të ndiqet e gjithë veprimtaria e KED-së, në mënyrë që të shmangen devijimet nga kushtetuta. “Do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”.
Sot, në orën 18:30 pritet që presidenti Meta të mbajë edhe një konferencë të jashtëzakonshme, ku do të flasë për kaosin e krijuar në gjykatën Kushtetuese dhe shkarkimi e djeshëm të gjyqtarit Besnik Muçi.