Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vite burg nga gjykata e Londrës në Angli.
Bëhet fjalë për shtetasin Mauricio Myftaraj, i cili jetonte në Londër në mënyrë të paligjshme. Më 24 korrik të vitit 2019, policia ka kryer një aksion në shtëpinë e shqiptarit në Palmers Green.
Brenda shtëpisë, oficerët gjetën një revolver të ngarkuar, një pistoletë me lazer (të ngarkuar), si dhe municione, barut, predha, etj.
Gjithashtu atij iu gjet në banesë një sasi prej 15 kilogramësh kanabis, e cila kapte një vlerë prej 70 mijë paundësh. Policia gjeti edhe sekuestroi edhe një vlerë monetare prej 20 mijë paundësh.
Çështja e shqiptarit u dërgua në gjykatën Wood Green Crown dhe gjyqi u mbyll më 21 janar.
Myftaraj u shpall fajtor për dy akuza të posedimit të armëve të zjarrit me qëllim të rrezikimit të jetës, mbajtjes së municionit të ndaluar, posedimit të pasurisë kriminale dhe mbajtjen e drogës së klasit B. Më 17 Prill, Myftaraj u burgos me 15 vjet.
Në sallën e gjyqit, u dëgjua se i pandehuri tashmë ishte dënuar me 5 vite burg për një vepër që lidhet me armët e zjarrit në 2012.