Sot në Davos të Zvicrës do të zhvillohet Forumi Botëror Ekonomik. Në këtë aktivitet të rëndësishëm do të jetë pjesëmarrjes dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi do të jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.
Nga ana tjetër në tavolinën e Davos, Thaçi do të ketë homologun e tij serb Aleksandar Vuçcic.
Po ashtu, ai pritet të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare të shtruar nga organizatorët e Forumit Botëror Ekonomik për udhëheqësit e shteteve në Davos.