E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Foltorja që nisi “të pastronte” PD, po “pastron” familjen Berisha

Nga: Mero Baze

Problemi më i madh që kishte Berisha kur nisi “Foltoren”, ishte si të maskonte hallin e tij me hallin e PD. Për gati dy muaj i doli turpi, dhe u bind që “Foltorja” ishte rruga më e mirë për të pastruar veten nga menderosja që i ka bë përjetësisht SHBA si familje.

Kjo me sa duket e ka trimëruar me shpresë që t’i pastrojë të gjithë me radhë.

Sot kishte marrë gruan e tij, e cila filloi t’i nxjerr turpin vetes si grua e korruptuar, duke botuar kujtime për fotografitë që ka dalë me Nënë Terezën. Duhet të jetë e vetmja grua politikani në botë që i konsideron kujtime fotografitë me burrin dhe jo për ato që ka bërë burri në pushtet. Ato përpiqet t’i harrojë dhe burri.

Duke e marrë dhe atë në Foltore, Berisha po e plotëson përditë e më shumë në opinionin publik, qëllimin e Foltores duke treguar se ajo nuk është tani vetëm për ta nxjerrë atë nga halli i vet, por për të shpëtuar dhe gjithë familjen e baltosur për korrupsion.

Nuk di çfarë mund tu tregojë Liri Berisha grave të PD, kur burri i saj s’ka lënë grua kundërshtare në këtë vend, pa e portretizuar si k*rvë dhe imorale. Ajo nuk ka thënë kurrë gjysmë fjale ndjesë për këtë gjë. Por me sa duket dhe në Foltore shkon për tu treguar grave të PD se kush nuk është me burrin e saj, është ashtu siç thotë burri i saj për gratë e botës.

Pas saj shpresoj të shkojë dhe vajza e tyre. Nuk di ç’rast mund të gjejë, por ndoshta ndonjë Foltore ku mund të flitet mbi abuzimet me pronat dhe pastrimin e pareve, duke hyrë aksionarë në një kompani me 5 për qind e duke përfunduar me 250 apartamente.

Lexo edhe :   Katër viktimat e "21 janarit", Rama: Fajtorët e vërtetë janë Berisha e Basha! 
Lexo edhe :   Stresi: Fitoj sa për katër deputetë

Në fund do t’i vijë radha djalit. Ai ka çfarë tu tregojë demokratëve, se është njeri që i ka bërë paret me punën e vet. Bile në disa raste dhe ka dështuar në biznes siç është Gërdeci, ku humbi fitimet dhe burrin e tezes, por së paku i shpëtoi burgut.

Kur të jetë pastruar gjithë familja Berisha, ndoshta Foltorja do të mbyllet, pasi ai është dhe misioni i saj real. PD pastrohet vetë se ndërkohë do jetë ndarë nga “berishët”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...