Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kodi Zgjedhor, Pollo: Rama refuzoi BE-në, shqiptarët të dalin ta largojnë

Nga: Genc Pollo

1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË 

Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet përgjatë dy legjislaturave. Ashtu si dhe në Berat, pjesëmarrësit në tubim ishin po ata të konferencës së Degës PD ku kam marrë pjesë deri në vitin 2017; shto këtu nja dy duzina të rinj që i shihja sefte.

Diskutimet u çelën me një përshëndetje e raportim të kryetarit të degës: nga 107 delegatë të degës PD-Kuçovë, 82 syresh e kishin nënshkruar kërkesën për kuvendin e jashtëzakonshëm në 11 dhjetor; nga 25 anëtarë kryesie kishin firmosur 16. Kryetarin e degës që ishte ulur pranë meje e pyeta për delegatët jonënshkrues. Më tha se gjysma janë në emigracion, çereku është i pavendosur dhe çereku i fundit e ka syrin te 18 dhjetori; të njëjtat raporte vlejnë edhe për ata të kryesisë.

Kuçova më konfirmon realitetin partiak që kam hasur më parë edhe në degë të tjera në vend. Përmes kontakteve me të njohur apo vizitave në terren, më shfaqet kudo po ajo pamje: partia është zgjuar nga letargjia e kërkon ndryshim duke filluar nga kreu; ajo kërkon riorganizim, riorientim e politika të reja, edhe pse për këtë të fundit vizioni është jo krejt i qartë, por në debat e sipër.

2-BAZA E SUPERSTRUKTURA

Në historinë e partive tona në pluralizëm ka pasur plot episode me konflikt të brendshëm. Ka pasur tubime me përkrahës por edhe me militantë kontestues; këta të fundit si rregull me volum zanor të lartë, shpesh verbalisht të dhunshëm e ndonjëherë edhe fizikisht. Këto episode e lëvizje shkaktuan dinamika të ndryshme që ndikuan në profilin e partive fillestare e atyre që pasuan.

Lëvizja e Foltores dallon nga të mëparshmet:

a-se sfidon drejtues partiakë, të cilët kanë shënuar vetëm disfata zgjedhore përgjatë tetë viteve. Në rastet e mëparshme kredibiliteti e legjitimiteti i drejtuesve zyrtarë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët.

b-se arrin të përfshijë në debat dhe të sigurojë përkrahjen e një numri të lartë aktivistësh e përfaqësuesish, të cilët reflektojnë maxhorancën e anëtarësisë e përbëjnë shumicën e Kuvendit e mbase të organeve të dala nga Kuvendi si këshilli e kryesia.

c-se po ndjek me pedantizëm rrugën statusore për arritjen e synimit politik të shpallur: duke mbledhur me durim nënshkrimet e çdo delegati për të shkuar më pas, sipas rregullave, te Kuvendi. Ata që e kritikojnë Foltoren si “jo konservatore”, sepse nuk sillet si “institucionale”, por si “revolucionare” duket se po fiksohen vetëm te ca verbalizma të nxehta, me gjasë dhe të tepruara dhe nuk po dallojnë dot as pemën e veçantë në pyll dhe as pyllin që formojnë pemët.

Nga ana tjetër, drejtuesit zyrtarë fatkeqësisht po dëftojnë përditë e më shumë jo vetëm një mohim realiteti (problem psikologjik), por dhe refuzim të tij (problem ndërgjegjeje). Kur ky realitet është maxhoranca e njerëzve që të ka votëbesuar e bartur për vite të gjata, atëherë refuzimi i tij duket si çështje karakteri. Po të besojmë postulatin marksist të bazës e superstrukturës dhe të projektojmë aty situatën në PD, gjërat nuk mund të përfundojnë mirë për drejtuesit zyrtarë. Por edhe po nuk e besuam postulatin, prapë përfundimi duket po ai.

3-FOLTORJA SI RILINDJE E KONSERVATORIZMIT

Një nga aspektet interesante të Foltores është trajtimi i çështjeve social-kulturore në prizëm “politikisht jokorrekt”. Denoncimi i qeverisë për korrupsion, krimininalitet e të tjera si këto janë vargje nga një refren tetëvjeçar. Por referimi te tradita, kundërshtimi i ideologjive gender, fokusi te familja konvencionale e më tej te masat shtetërore për të lakuar përpjetë kurbën demografike, janë një freskim i mirëpritur i debatit publik. Këto tema i shërbejnë edhe diferencimit programatik mes partive duke i bërë publikut më të qartë dallimin e votuesve më të lehtë zgjedhjen.

Ky profil konservator nuk vjen në kontekstin më të favorshëm. Një pjesë e organizmave ndërkombëtare me prezencë në Shqipëri janë ndikuar, ku më shumë e ku më pak, nga marrëzia “ëoke” e nga prekursorët e saj. Por edhe kundërshtari politik, ndërsa vetëshpallet progresist, është një lloj hibridi në këtë lëmë. Ai viziton Vatikanin pasi ka nxitur me dorë të fshehur letrat për prindin 1 dhe 2.

Gjithsesi, qartësia e besimit dhe besimi te parimet janë e do të mbeten një vlerë e shtuar në Partinë Demokratike.

* Ish-ministër e deputet

Tags: FoltorjaGenc Pollorilindja

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Next Post
“Koka e bandës së drogës”/Zbardhet e shkuara e errët e një prej të ekzekutuarve në Elbasan

Atentat ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës Velipojë

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com