E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Atentat ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës Velipojë

Mbrëmjen e djeshme, një tjetër atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën. Në këtë atentat mbeti i vdekur një emër i njohur, Pashko Ujka, 64 vjeç. Viktima ka qenë ish-kryetar i Komunës së Velipojës në vitet 2011-2015, si dhe ish-deputet i Parlamentit shqiptar në legjislaturën 2005-2009, nën siglën e PDK. Pashko Ujka, i cili në momentin e atentatit mësohet të ketë qenë i shoqëruar nga gruaja dhe i vëllai, i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij në lagjen “Vasil Shanto”.

Ish-kreu i Komunës Velipojë, pas atentatit u dërgua në gjendje të rëndë për në spitalin e Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra në shtyllën kurrizore, ai ka ndërruar jetë. Ndaj të ndjerit janë bërë dhe dy atentate të tjerë më parë ku është qëlluar ndaj banesës së tij në Velipojë, por nuk ka pasur të lënduar në asnjë prej tyre.

Pak pas ngjarjes së rëndë, policia njoftonte se vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit. “Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”.

Aktualisht policia po heton në dy pista, në atë sa i përket posteve të mbajtura nga Ujka, por edhe si ndërtues. 64-vjeçari Ujka është ndërtues i disa pallateve në Shkodër vitet e fundit. Ky atentat nuk ishte i pari ndaj Pashko Ujkës. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të banesave dhe bizneseve pranë vendit ku ndodhi atentati, dhe ka mundur të dallojë se autori është larguar në këmbë pasi ka qëlluar ndaj viktimës. Nga policia ende nuk ka gjurmë të autorit, apo një emër si të dyshuar për ngjarjen.

Lexo edhe :   Nis shembja e banesave tek "5 Maji", banorët përplasen me policinë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...