Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

‘Fluturon’ kurba e të infektuarve në vend në 24 orët e fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Fluturon’ kurba e të infektuarve në vend në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 18 persona. Këto të dhëna janë përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në total në rang vendi janë mbi 900 raste me COVID-19. Më konkretisht janë 916 raste të infektuar me koronavirus.

Krahasuar me tre ditët e para të javës, situata është përkeqësuar.

Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke iu referuar situatës në vend, paralajmëroi qytetarët që të mos shkelin rregullat. Në të kundërt, tha ajo, do detyrohet që të kthehet pas. Ministrja tha se për të shmanguar hedhjen në erë të gjithë çfarë kemi sakrifikuar, atëherë çdo qytetarë duhet të jetë bashkëpunues.

Përditësimi i situatës së COVID-19:

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.

Këto të dhëna na tregojnë se ka shumë rëndësi të zbatohen rregullat nga të gjithë qytetarët, të mos e ulim vigjilencën. Kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.  Vetë bizneset duhet të respektojnë protokollet e përcaktuara për të ruajtur qytetarët dhe punonjësit.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Ju informojme se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19.

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)

Testime totale                         11988

Testime molekulare                11458

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            916

Raste të shëruara                        705

Raste Aktive                              180

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           77

Krujë            46

Shkodër        16

Kamëz          12

Berat              10

Durrës            9

Fier                 5

Elbasan           2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

 

Tags: infektivikoronavirusMinistria e Shendetesise

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Next Post
Manastirliu paralajmëron shqiptarët: Ditët në vijim janë vendimtare, po abuzuat do kthehemi pas

Manastirliu paralajmëron shqiptarët: Ditët në vijim janë vendimtare, po abuzuat do kthehemi pas

“Votimi për Teatrin u bë me postë elektronike”, Meta ‘godet’ Veliajn

"Votimi për Teatrin u bë me postë elektronike”, Meta ‘godet’ Veliajn

Basha nuk bindet për rregullat e COVID-19, takime masive në Sukth

Basha nuk bindet për rregullat e COVID-19, takime masive në Sukth







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit
Bota

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

by mirseda
20:47 | 11/02/2026
0

Një përleshje me grushte shpërtheu në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë ceremonisë së betimit të...

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

19:54 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com