Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në prononcimin e radhës se nëse shkojmë me këto ritme, me tregues negativë, atëherë qeveria do të jetë e detyruar që të hedhë hapa pas. Ajo kërkoi ndërgjegjësim nga qytetarët, dhe të mos abuzojnë me hapjen që është bërë. Duke bërë një bilanc të situatës aktuale, ministrja tha e shqetësuar se në dy ditët e fundit nuk janë respektuar masat, duke sjellë edhe këto shifra në trend rritës.
“Nëse nuk keni ndonjë të prekur, kjo nuk do të thotë që nuk mund të prekeni. Nuk ka vend për alarm, por është një moment që kërkon ndërgjegjësim. Nëse ecin me tregues negativë, do të bëjmë hapa pas.
Rregullat janë bërë për t’i zbatuar, dhe jo për mos u respektuar. Në dy ditët e fundit nuk janë respektuar masat.
Është dita e dytë që kemi rritje të numrit të të infektuarve. Rritja e mëtejshme do ta na çojë pas. Duhet sjellje e përgjegjshme. Ditët në vazhdim do të vendimtare për hapjen e masave”, përfundoi ajo.