Muaj më parë, këngëtarja Fifi dhe kantautori Flor Mumajesi u përfolën se mes tyre kishte një romancë. Të gjitha këto dyshime u ngritën pasi dyshja u pa shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndonëse nga ana e tyre nuk pati një reagim.
Por prej disa muajsh Flori është larguar nga rrjetet sociale, dhe ka ndërprerë të gjitha koncertet. Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me të. Por aludimet se mes tij dhe Fifit ka një lidhje, nuk kanë marrë fund.
Së fundmi, Fifi i është përgjigjur pyetjeve në Instastory, dhe njëri prej fansave e ka pyetur: “Flori për ty është?”, ndërkohë që Fifi ja ka kthyer: “Ah me e dit ti…”.