Gjykata ka ndryshuar masën për ish-shefin e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Ky i fundit ka lënë qelinë e burgut, pasi gjykata vendosi masën “arrest shtëpie”.
Florenc Hoxha u arrestua pas protestës së opozitës së bashkuar më 16 shkurt. Policia e arrestoi atë natën vonë gjatë një aksioni në shtëpinë e tij, ndërsa në videon e publikuar nga mediat, ai shante shtetin.