Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Griset flamuri grek dhe shkatërrohet memoriali i ‘vrasësit të shqiptarëve’ në Finiq

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Persona të paidentifikuar, mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00, në fshatin Krane, Bashkia Finiq, kanë reaguar në lidhje me një turp që qëndron prej kohësh në këtë zonë.

Si reagim ndaj faktit se aty nderohet një vrasës i shqiptarëve disa persona kanë grisur flamurin grek dhe kanë thyer memorialin e Thimio Lolit.

Memoriali është ngritur rreth 7 vite më parë, ndërsa në mbishkrimin tek pllaka përkujtimore thuhet “për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë”.

Policia e Sarandës me të marrë njoftimin nga banorë të fshatit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe zbardhur të vërtetën se pse ka ndodhur e tërë kjo.
Kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço tha se “ky është një provokim i hapur që i bëhet minoritetit etnik grek”.

“Kërkojmë nga organet kompetente kapjen sa më shpejt të autorëve dhe zbardhjen e të vërtetës. Kërkojmë njëkohësisht ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë në zonat e minoritetit dhe njëkohësisht të nisë përpjekja e përbashkët për ndalimin e retorikës nacionaliste, e cila sjell destabilizim dhe urrejtje që prishin marrëdhëniet, harmoninë dhe bashkëjetesën mes dy popujve”, tha Kiço.

Por kush është Thimio Loli?

Ai është një ndër komandantët e bandave që sulmuan jugun dhe juglindjen e Shqipërisë duke kryer masakra të frikshme mbi banorët e pambrojtur. Qindra fshatra shqiptarë në vitin 1914 u shkretuan plotësisht, ndërsa shumë të vrarëve ende edhe sot nuk u dihen varret. Për të kujtuar këtë periudhë të kobshme mjafton të përmendësh 374 të vrarët në fshatin Panarit apo 217 të tjerët në Hormovë jo larg Tepelenës.

Nga viti 1900 deri ne 1944 Thimio Loli komandoi sulme të njëpasnjëshme kundrejt zonave shqiptare. Në zona të caktuara të Shqipërisë së jugut ende edhe sot ruhet një këngë ku banorët i bënin thirrje kapedan Sali Vranishtit të vinte e t’i shpëtonte nga dhuna barbare e Thimio Lolit. Ky personazh që sot ka një memorial në Shqipëri ka marrë pjesë edhe në masakrat ndaj popullësisë çame, duke qenë një ndër bashkëpunëtorët e Napoleon Zervës.

Tags: Finiqflamuringrekmemorialishqiptarëve

TË LIDHURA

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

09:14 | 06/06/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026
Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Next Post

Pranga 44-vjeçarit në Shkodër, para 4 vitesh shpëtoi se u fsheh në makinën e deputetit

Tronditet futbolli, vritet në rrethana misterioze mesfushori 18-vjeçar

‘Terroristi’ e sfidon me një ndeshje, Donnarumma pret ‘penalltinë e jetë’ (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona

by mirseda
09:14 | 06/06/2026
0

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të...

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, makina përplas për vdekje një person

09:07 | 06/06/2026

“Rusia ka zgjedhur përsëri luftën”: Reagimi i Zelensky-t ndaj “jo”-së së Putinit për një takim

09:04 | 06/06/2026

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com