Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Flakë në Veri e në Jug të Shqipërisë, ende vatra zjarri agresive

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në ditën e 12 të shpërthimit të zjarreve në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë), në Gjirokaster dhe Malin e Rrunës (Kukës) ka ende vatra zjarri me intensitet të lartë. Ministria e Mbrojtjes theksoi të premten në mbrëmje, (06.08) në deklaratën përmbyllëse të situatës së zjarreve se “janë shuar 163 vatra zjarri nga Forcat e Armatosura, zjarrfikësit dhe emergjencat civile por mbeten ende 10 vatra aktive, ku dy prej tyre, njëra në Gadishullin e Karaburunit dhe tjetra në majën e Malit të Rrunës janë vatra agresive, ku po punohet me forca të kombinuara nga toka dhe ajri.”

Waldbrände in Albanien

“Ka një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme edhe në Gjirokastër për të cilën bëj thirrje që policia të evakuojë banorët. Ka probleme serioze edhe në Kukës,” deklaroi mbrëmë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Helikopterët nga BE fillojnë fluturimet

Tre helikopterë të fuqishëm zjarrfikës, ndihmë për Shqipërinë në shuarjen e zjarreve, të vëna në dispozicion prej aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, (BE), mbërritën të premten në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, në Rinas dhe të shtunën, (07.08) fillojnë fluturimet për të shuar 10 vatrat aktive të përqëndruara në Veri dhe në Jug të vendit.

Waldbrände in Albanien

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, theksoi se me kontributin e tyre ka shpresa që sot të shuhen vatrat e rrezikshme të zjarrit në Gadishullin e Karaburunit,” që kërcënojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, një prej mushkërive më të rëndësishme të Shqipërisë”, vuri ai në dukje.

Solidaritet i BE me Shqipërinë

Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, e vlerësoi mbërritjen në Shqipëri të helikopterëve zjarrfikës nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE, tregues “i solidaritetit të BE ndaj popullit shqiptar”.

Waldbrände in Albanien

Tre helikopterët, dy nga Hollanda dhe një nga Çekia, do t’i bashkohen sot flotës vendase për shuarjen e zjarreve në 10 vatrat e mbetura. Në mbështetjen e BE, krahas helikopterëve do të jenë edhe 50 efektivë ushtarakë, “të specializuar në fushën e emergjencave civile, që do t’i bashkohen efektivave vendase,” theksohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes. /DW

Tags: beflake zjarrihelikopterëshqiperi

TË LIDHURA

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

14:01 | 01/03/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Next Post
La shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, pranga abuzuesit

La shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, pranga abuzuesit

Fatbardh Kadilli shton sulmet: Kur shmanget Berisha si model, fiton demokrati!

Skandali me atleten/Komiteti Olimpik përjashton dy trajnerët e “Tokio 2020”

Skandali me atleten/Komiteti Olimpik përjashton dy trajnerët e "Tokio 2020"







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com