pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahisbetsalvadorcasinowoncasinoroyalmercurecasinomercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişvdcasinonesinecasinobahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fjalori nekrofil, si simbol fillimi i kësaj legjislature

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Andoni

Ka vetëm pak ditë që po jetësohet legjislatura e 10-të e parlamentit të ri shqiptar. Pas shumë muajsh largimi nga salla e parlamentit, opozita ka zënë vendin e saj të merituar. Në shpalosjen e programit, që Rama e ka ndarë me ministrat e tij është dëgjuar se çfarë synohet dhe sesi do të realizohet. Dhe, pa kërkuar ose lënë kohën e përshtatshme, programi qeverisës është kaluar për sqarime në parlament. Në fakt, duhej kohë që të lexohej si duhej. Ashtu si duhet t’i lihet koha e mjaftueshme një ekzekutivi për të gjykuar realisht nëse ai e ka përmbushur apo jo programin e tij.

Programi “Rama 3” e kërkon këtë, fillimisht prej vetë logjikës, sipas të cilës nuk mund të gjykosh një produkt që nuk ekziston dhe e dyta prej sfidës. Për fat të keq duhet të jenë vetë ekonomistët ata që duhet të kanalizojnë mendimet, idetë dhe mbi të gjithë dobinë e tij. Në vend të kësaj, opozita ka zgjedhur fjalorin e përhershëm, që si zakonisht shkon deri në nekrofili: “Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë.

Gishti mund të drejtohet tek shumë prej nesh në këtë sallë, apo tek ata që. Ekzekutori i vetëm është Rama. Këto janë pasoja tragjike të një keq qeverisjeje. Ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës, për atë që i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij. Ai që qëndron ulur këtu mbrapa po thotë që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme dhe unitetit të parti-popullit. Më lejoni ti bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, me bisturitë e partnerëve”, u shpreh kryetari i opozitës Basha.

Këto elementë metaforikë nekrofilie i shkojnë shumë perceptimit që i bëhet një sunduesi autoritar, i cili di të përdori të gjitha mundësitë e pushtetit të shtetit në luftën për të kapur pushtetin e mbajtur me çdo kusht por edhe duke shfrytëzuar për përfitime private. Për fat të keq, kjo duhet të provohet. Basha dhe njerëzit e tij jo pak herë me asistencën e duhur, thjesht i kanë dhënë më humb pikë kësaj qeverie.

Dhe, kjo është paradoksalisht, sot, arma e pozitës dhe opozitës, që populli dhe të gjithë organizatat nuk e zbulojnë dot zyrtarisht: korrupsioni i madh dhe retorika mashtruese, që shkon me luftë dhe vdekje. Qysh në kohën e filozofit grek Aristotelit bëhej prej tij dallimi midis “sundimit të ligjit” dhe “sundimit të forcës”. I pari lidhej me rregullin demokratik, ku përfitonte e gjithë shoqëria, kurse sundimi i forcës përbënte një formë autoritare, të çoroditur dhe të korruptuar të sundimit.

Përdorimi i këtij leksiku të bën të kuptosh qartë demokracinë tonë, por edhe mënyrën sesi do të operojë legjislatura e 10-të. Nekrofilia nuk është pjesë e demokracisë, por e diskurseve totalisht autoritare, që Shqipëria me të gjithë qeverisjen me probleme, nuk i takon dot. Por Basha duket e ka të vështirë të kuptojë, që shqiptarët kanë nevojë për retorikë tjetër nga ajo e Ramës dhe kritikë tjetër nga ajo e vetë tij, me të cilën na ka shurdhuar dhe pastaj e ka braktisur, duke u kthyer nga fillimi.

Konica e thoshte më bukur: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”. Mbase nuk jemi aq poshtë, por jemi njësoj konfuzë, qoftë edhe pas bojkotit, ndaj nuk e duam… nekrofilinë e re të z. Basha. (Javanews)

Tags: bashaben andonirama

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Armë bërthamore? Koreja e Veriut ngre strukturën për prodhimin e uraniumit

“VOA” analizon aksionin e Berishës: Ka dominuar PD që nga themelimi i saj

Moti plot surpriza, ja si parashikohen temperaturat për të shtunë e të dielë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com