Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Fjalori banal në Parlament/ Qytetari: Fut Saliu kunja, këta fluturojnë me presh

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Fjalori banal prej disa kohësh është kthyer në diçka të zakonshme në Parlament. Teksa nga foltorja i drejtohen kundërshtarëve me akuza të ndryshme , deputetët duket se nuk kursehen dhe për ofendime. Fjalë të cilat etika e aq më tepër pozicioni i tyre i ndalon. Aq saqë ndonjëherë duket sikur salla e Kuvendit kthehet në një “fushë beteje” se kush mund të shajë e degjenerojë më shumë tjetrin.

Por, harrojnë se në një situatë të tillë të gjithë dalin të degjeneruar. E fundit ishte seanca plenare e datës 31 janar, ku politikanët shqiptarë dhanë një tjetër shfaqje për shqiptarët. Tirana Today pyeti qytetarët se çfarë ata mendojnë për fjalorin e përdorur nga të zgjedhurit e tyre.

“Më keq nuk ka ku të shkojë gjuha e përdorur në Parlament. Është e përsëritur disa herë, nuk është diçka e re për ne. Çdo të enjte është i njëjti avaz.”

“Qëllova që e pashë direkt seancën plenare u trembëm dhe ne që jemi moshë e madhe, lëre më ta dëgjojë një fëmijë i vogël. Ndërkohë që ne mundohemi t’i mësojmë fëmijët të flasin me edukatë, por dëgjojmë në televizor një gjuhë të tillë. Dhe pikërisht nga drejtuesit e vendit tonë.”

“Pse e bukur është ajo lloj gjuhë, është shumë e keqe. Janë të paedukatë, pa respekt. Turp që na përfaqësojnë pikërisht ata njerëz. Ka persona shumë herë më të denjë.”

Ndërkohë, një qytetarë i vendos gishtin ish-kryeministrit Sali Berisha si fajtor për rrëmujën e krijuar në Kuvend.

“Shumë keq është gjuha që përdorin politikanët. Nëse ju kujtohet juve, Parlamenti i parë ka qenë model. Në kohën e ardhjes së Sali Berishës gjithçka ndryshoi. Saliu u fut kunja edhe këto fluturojnë me presh. Kur nuk është Saliu rri i qetë Parlamenti, ai përdor dhunë dhe fjalë ofenduese.”

Por, me kundërpërgjigje një tjetër qytetarë shprehet për Tirana Today se sipas tij vetëm Berisha është i drejtpërdrejtë.

“Berisha është realist, i thotë gjërat ashtu siç janë. I vetmi në Parlament që është kaq i drejtpërdrejtë.”

Dhe në mes të diskutimeve të dy palëve, qëndrojnë ata njerëz të cilët nuk fajësojnë një emër të caktuar. Por, për ta e gjithë klasa politike është në mjerim dhe po i bëjnë veç dëm popullit.

“Njësoj janë ato, si majtas si djathtas vajmedet për këtë vend.”

“Më vjen turp të them që jam shqiptarë. Nuk e di kujt t’i them politikanë. Pse këto e përfaqësojnë Shqipërinë? Nuk janë shqiptarë këto, padyshim këto janë të gjithë hajdutë, mashtruesa, veç po tallen me popullin. Pse për të përmendur nevojtoren e kemi zgjedhur kryeministër atë?! Është turp, nuk përdoren ato fjalë të poshtra, se banjën e kemi bërë pas shtëpie dhe jo para derës.”/ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Kolegji i kërkon gjyqtares taksat e djalit të tezes në Itali

Historike, UEFA gati të rrëzojë rregullin e famshëm

Kë frikësoi në kryeqytetin e shqiptarëve Albin Kurti, mesazhet e koduara që përcolli







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com