Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Fisheku i fundit i Ramës ndaj së vërtetës”, Ulqinaku kritikon ‘Anti-shpifjen’

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fisheku i fundit i Ramës ndaj së vërtetës”, Ulqinaku kritikon ‘Anti-shpifjen’

Ish- deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, ka komentuar me nota të ashpra miratimin e ligjit Antishpifje ditën e djeshme në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Ulqinaku e cilëson këtë ligj si fishekun e fundit të Ramës kundër së vërtetës. Ajo shton se kjo paketë është bërë për të fshehur skandalet e qeverisë.

Sipas saj, kryeministri Rama ka humbur luftën me të vërtetën dhe paketa në fjalë ishte ‘karta e fundit për ta luftuar atë’.

Postimi i plotë:

Shqipëria vuajti dhe e pagoi shumë shtrenjtë diktaturën e etërve.
Unë besoj se kemi nxjerrë mjaftueshëm mësime që të reagojmë në kohë, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve!
Kur paralajmëroi “nuk keni parë gjë akoma”, menduam që po planifikonte në mendjen e tij të errët shumë gjëra të mbrapshta, por askujt s’i shkoi në mendje se do të mbërrinte deri në një pikë të tillë sa të miratonte një paketë ligjore kundër fjalës së lirë.

Tek e shihja sesi cakërryente sytë e kërcente në foltoren e Parlamentit duke iu hakërryer gjithkujt për t’i mbyllur gojën, ndërkohë e gjithë tufa aty brenda e shihnin me adhurim, pashë që kjo ishte një nga ditët më të zeza në historinë e demokracisë për vendin.

…dhe me të vertetë “skishim parë asgjë akoma”.
Eshtë e tmerrshme të shikosh Kryeministrin e vendit tënd që gjeneron energji të pafundme negative për të shkatërruar vendin që duhet ta qeverisë. E kanabizoi, e shndrroi në një shtet bandash e bazë të krimit organizuar; me nje pasion të çmendur iu lëshua votës së lirë derisa e pushkatoi e zhduku edhe si nocion lirinë e votes; përzuri gjysmën e shqiptarëve nga atdheu i tyre; tani atyre që kanë ngelur këtu, ky palo kryeministër, ka vendosur t’u vrasë edhe fjalën e lirë.
Tashmë, kur nuk i ka mbetur asnjë gjethe pas së cilës të fshihet për të mbuluar skandalet e panumërta dhe krimet monstruoze në kurriz të shqiptarëve, kur në sytë e të gjithëve është qartazi kryeministri më i dështuar dhe më i inkriminuar e korruptuar në histori, kur brekushet, e veshjet prej kllouni, bashkë me batutat bajate e vulgare nuk po bëjnë më efekt, pikërisht tani kërkon të frikësojë e të shantazhojë çdo media që ende nuk ka arritur ta ketë nën tutelën e tij. Është fisheku i fundit që i ka mbetur, sepse nuk mundet më të luftojë me të vërtetën. Është lëvizja më dëshpëruese e tij, ashtu siç ka qenë për të gjithë diktatorët që kanë marrë përsipër të ndalojnë fjalën e lirë.
E sheh se e vërteta e ka mundur!
Fjalën e lirë nuk mundi ta frenojë as me investimin më të madh të qeverisjes së tij, propagandën, duke filluar me ERTV (shpikja më perverse) dhe radhën e gjatë të televizioneve e portaleve që u bënë pjesë e kazanit qeveritar mediatik.
Tani me këtë ligj që miratuan si paketa antishpifje, mendoj se u ka hequr një “merak” atyre që dyshonin sado pak tek ajo çfarë ne kemi thënë që në fillim, se me këtë kryeministër jo vetëm që nuk çelen dyert e Europës, por ky dhe banda e tij janë më të interesuarit për të na mbajtur sa më larg nga ajo.
I mbetet në dorë shqiptarëve sesi do të reagojnë ndaj rikthimit të “nenit 55”, për agjitacion e propagandë,.”.
Thonë që historia është një mesuese e mirë, por shpresoj që ne, shqiptarët, të mos jemi nxënës të këqinj.
Duhet të na mjaftojë që kemi humbur kaq shumë kohë në diktaturën e etërve, për të mos humbur sërish në diktaturën e bijve.

Tags: “Paketa Antishpifje”edi ramaIzmira UlqinakuPD

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Njohja e pensioneve të emigrantëve në Itali,kërkesat e Ramës në takimin me Conte

Zbardhet arsyeja e vizitës së kryeministrit Rama në Itali

LVV dhe LDK ende pa marrëveshje, BE: Nevojitet formimi i shpejtë i qeverisë

LVV dhe LDK ende pa marrëveshje, BE: Nevojitet formimi i shpejtë i qeverisë

Murrizi dhe Valteri kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, ja propozimet

Murrizi dhe Valteri kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor, ja propozimet

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com