Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, në lidhje me financimin e rrugës Vlorë-Orikum.
Nga Vlora, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta tha se nuk është e drejtë e presidentit për të caktuar se ku do të bëhet një rrugë apo investim.
Ai theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutës në lidhje me këtë projekt.
Ilir Meta: ”Pretendimi i banorëve të Selenicës për rrugën është i drejtë. Nuk kam patur ndonjë dijeni për projekti Vlorë- Orikum, por është e qartë që qeveria dhe institucionet kanë shkelur ligjin. Nuk është e drejtë e presidentit për të caktuar se ku do të bëhet një rrugë apo investim. Ministria e Financave dhe Ministri i Jashtëm (Edi Rama) është vënë në dijeni, ku dhe i është kërkuar që të respektoj Kushtetutën. Përfundimisht duhet të ju them se është e demosdoshme që të respektohet Kushtetuta në lidhje me këtë projekt.”