E shtunë, 6 Mars, 2021
12 C
Tirana

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos për tre muaj, thanë prokurorët amerikanë.

Aditya Singh, 36 vjeç u arrestua të shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste identifikimin e tij. Ai tregoi një distinktiv, por dyshohet se i përkiste një menaxheri operacionesh, shkruan BBC.

Policia thotë se Singh arriti në një fluturim nga Los Anxhelos për në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në 19 Tetor.

Ai thuhet se gjeti distinktivin e stafit në aeroport dhe ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid”, tha ndihmës Avokatja e Shtetit Kathleen Hagerty.  Ai arriti të jetonte me dhurata nga pasagjerë të tjerë.

Singh jeton në një periferi të Los Angeles dhe nuk ka një formim kriminal, sipas Ndihmësit të Mbrojtësit të Publikut Courtney Smallëood. por nuk është e qartë pse ai ishte në Çikago. Ai është akuzuar për shkelje në një zonë të kufizuar të një aeroporti dhe kundërvajtje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Komandanti i Gardës në SHBA: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...