Kur Premier League ka përfunduar, në Angli ka mbetur edhe një ndeshje e madhe për tu zhvilluar, finalja e FA CUP. Chelsea dhe Manchester United do të përplasin brinjët të shtunën në mbrëmje për të mbyllur sezonin me një trofe. Për blutë e Londrës është një sezon i dështuar pasi nuk kanë arritur të jenë pjesë e Champions League në sezonin e ardhshëm dhe një trofe për Antonio Conten mund të ishte një ngushëllim i vogël. Nga ana tjetër Mourinho në pankinën e “Djallit të Kuq” nuk po arrin të japë më të mirën dhe ka përfunduar vetëm në vendin e dytë me një distancë të konsiderueshme pikësh nga vendi i parë që u takoi rivalëve të qytetit.
Hera e fundit që Chelsea ka fituar FA CUP është në vitin e largët 2012 përballë Liverpool me në krye Di Mateon, asokohe kishte në grup lojtarë që kanë shkruar edhe historinë e klubit si Ramires dhe Didier Drogba që vendosnin edhe në këtë finale.
Ndrësa Manchester United ka triumfuar për herë të fundit në 2016-ën nën drejtimin e Luis Van Gaal. Një ndeshje që fillon mjaft keq për të kuqtë pasi pësojnë gol dhe ndëshkohen me karton të kuq, por Mata dhe Lingard shënojnë dy gola që realizojnë edhe përmbysjen e madhe.
Duke parë objektivat të dy skuadrat do të kërkojnë të japin maksimumin dhe të mos e mbyllin sezonin me një dështim të madh pa asnjë trofe. Por kujtojmë që të dy ekipet nuk kanë kaluar një formë të mirë këtë vit, duke veçuar më shumë djemtë e Contes që edhe në ndeshjen e fundit në Premier League janë shkatërruar me rezultatin 3-0 nga Neëcastle.