30 të shoqëruar në Tiranë, Kukës e Shkodër, si pasojë e një operacioni kombëtar antidroge.
Hetimet kanë nisur prej më shumë se 1 viti, ndërsa janë bërë shoqërime në Tiranë, Shkodër e Kukës, për kultivim kanabisi.
Operacioni po zhvillohet edhe në qytete të tjera, teksa po bashkëpunohet me prokuroritë e rretheve, raporton “Balkanweb”. Operacioni në fjalë është në vijim e sipër.