E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

FBI arreston pesë individë, pjesë e një operacioni të Pekinit

Byroja Federale e Hetimeve arrestoi pesë persona të mërkurën në lidhje me një skemë për të detyruar një ish-zyrtar komunal kinez dhe familjen e tij që banojnë në Shtetet e Bashkuara, që të kthehen në Kinë si pjesë e fushatës anti-korrupsion të Kinës “Operation Fox Hunt” — “Operanioni Gjuetia e Dhelprave”.

Të pesë burrat, njëri prej të cilëve ka marrë shtetësinë amerikane, u arrestuan në shtetet Nju Xhersi, Nju Jork dhe Kaliforni mëngjesin e së mërkurës, thanë zyrtarët. Tre të tjerë, që akuzohen në lidhje me skemën, ndodhen në Kinë.

Të pandehurit përballen me akuza si agjentë të paligjshëm në shërbim të Kinës, për siç thuhet, pjesëmarrje në një fushatë për të “ngacmuar, përndjekur dhe detyruar” individë me banim në SHBA që të kthehen në Kinë, si pjesë e fushatës “Operation Fox Hunt”tha Departamenti i Drejtësisë.

“Operation Fox Hunt” nisi në vitin 2014 si pjesë e fushatës gjithpërfshirëse të Presidentit kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Programi u reklamua si operacion për të arrestuar mijëra zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar kinezë që ishin larguar nga ai vend.

SHBA thotë se kundërshtarët janë objektivi real i fushatës

Zyrtarët amerikanë thonë se “Operation Fox Hunt” është një “përpjekje e jashtëligjshme riatdhesimi” e krijuar për të vënë në shënjestër disidentët kinezë në mbarë botën.

“Me ngritjen e akuzave të sotme, ne kthyem përmbys operacionin kinez. Gjuetarët u bënë pre dhe ndjekësit u bënë të ndjekurit,” tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare John C. Demers gjatë një konference shtypi.

“Pesë të pandehurit që FBI arrestoi këtë mëngjes nën akuzat për veprime të paligjshme në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë kineze, tani përballen me mundësinë e burgut.”

 

Padia kriminale e deklaruar të mërkurën në gjykatë, thotë se të pandehurit përgjuan, kërcënuan dhe ngacmuan një banor të paidentifikuar në Nju Xhersi, si dhe një grua të paidentifikuar, si pjesë e një fushate ndërkombëtare për ta detyruar të kthehej në Kinë. Padia e përshkruan viktimën e parë si një ish-zyrtar në administratën e një qyteti kinez i cili ka banuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2010.

Lexo edhe :   Do udhëtoni drejt SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë del me njoftimin e fundit

Në prill të vitit 2017, ata detyruan babain e moshuar të viktimës së parë që të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe u përpoqën të përdornin mbërritjen e papritur të babait që ta detyronin viktimën të kthehej në Kinë. Në shtator të vitit 2018, dy komplotistët vendosën një letër kërcënuese në derën e banesës së viktimës.

“Nëse jeni gati të ktheheni në Kinë dhe të bëni 10 vjet burg, gruas dhe fëmijëve nuk do t’u ndodhë gjë. Ky është fundi i këtij problemi”, shkruhej në letër.

Lexo edhe :   SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Mesazhet në rrjetet sociale

Në padi thuhet se më vonë, të pandehurit e vunë në vëzhgim vajzën e rritur të viktimës dhe i dërguan asaj dhe miqve të saj mesazhe kërcënuese në median sociale, si pjesë e fushatës për të detyruar kthimin e babait të saj në Kinë.

Përpjekjet e pacipta të qeverisë kineze për të përgjuar, kërcënuar dhe ngacmuar qytetarët tanë dhe ata me status të ligjshëm si banorë të përhershëm në tokë amerikane, janë pjesë e fushatës së larmishme kineze për vjedhje dhe ndikim keqëdashës në vendin tonë dhe në botë,” tha Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve Christopher Wray.

Pesë të pandehurit e arrestuar u identifikuan si Zhu Yong, Hongru Jin, Michael McMahon, Rong Jing and Zheng Congying. McMahon, një hetues privat, akuzohet për mbledhje të dhënash rreth viktimës dhe gruas së tij si dhe identifikimin e vendndodhjes së tyre.

“Operacion Fox Hunt” drejtohet nga Ministria e Sigurisë Publike të Kinës. Që nga fillimi i tij, qindra të “kërkuar” kinezë janë kthyer në Kinë për t’u gjykuar, disa prej tyre vullnetarisht dhe të tjerët të arrestuar në vende të huaja./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...