Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ergys Mërtiri

Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon drejt shuarjes. Berisha e ka kuptuar tashmë rrezikun dhe po kërkon të fitojë kohë, duke shpikur aksione të reja opozitare për të mos i lënë “luftëtarët” të zhgënjyer. Ai po premton beteja institucionale, përfshirë dhe atë parlamentare, ndërsa, pas kockës së hedhur nga Meta me caktimin e datës së zgjedhjeve, ka gjetur një gomone për t’i shtyrë dhe nja dy muaj me një angazhim krejt pa lidhje me përmbysjen e premtuar. Koha tashmë është kthyer mbrapsht dhe pas kulmimit në 8 janar, foltorja është rishpërndarë përsëri nëpër rrethe, tashmë pa entuziazmin e fillimit.

Gjithçka ka shkuar sipas një logjike normale, që ndodh gjithmonë në situata të tilla. Një lëvizje që ka për qëllim të përmbysë një lidership, mund të arrijë sukses vetëm nëse merr përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Nëse ajo nuk e arrin objektivin brenda disa javësh, është e destinuar të dështojë, pasi koha kthehet gjithmonë në disfavor të saj. Konflikti nuk është një gjendje normale e për pasojë ai nuk mund të zgjasë në mënyrë permanente. Gjendja e tensionuar që ai sjell nuk është e dëshiruar, ndaj të gjithë do të duan që ai të mbarojë sa më shpejt.

Duket se lëvizja e z. Berisha nuk arriti të prodhojë dot masën kritike për të realizuar qëllimin. Ai arriti të krijojë entuziazëm, indinjatë dhe agresivitet vetëm te një masë e caktuar militantësh fanatikë, të cilët, të pushtuar nga pasioni i betejës, u shndërruan në një pakicë të zhurmshme, që paralizoi debatin publik duke krijuar vetëm iluzionin e një shumice. E megjithëse në anën e z. Berisha kanë qenë gjithashtu edhe pjesa dërrmuese e mediave, ky perceptim nuk arriti të prodhojë dot një realitet të mjaftueshëm për të përmbysur situatën. Foltorja nuk arriti dot të shndërrohet në një lëvizje me përkrahje të gjerë dhe kjo u pa qartë në 8 janar, ku në momentin më deciziv, në krah të z. Berisha nuk pati më shumë se 1000 apo 1500 vetë.

Sipas studiuesve ka disa faza, në të cilat zhvillohet një konflikt brenda një organizate. Ai fillon me fazën e tij latente, vazhdon me atë të shfaqjes së tij hapur dhe përfundon me procesin e shuarjes deri në rivendosjen e paqes. Teoricienë të kësaj fushe si Leëis Coser, shpjegojnë se fillimisht grupet antagoniste mund të jenë të paqartë për pozicionet e tyre dhe të kundërshtarëve brenda organizatës. Kjo paqartësi është përgjithësisht burim i konfliktit, pasi aktorëve iu duket se nuk kanë marrë pozicionet që meritojnë në raport me forcën që kanë. Pas konsumimit të konfliktit bëhet i mundur qartësimi i këtyre raporteve, gjë që sjell mundësinë për rivendosjen e paqes dhe rishikimin e pozicioneve të aktorëve.

Konflikti në PD është në fazën e shuarjes. Dështimi i 8 janarit u bë një tregues që qartëson raportin e forcave për shumë aktorë pjesëmarrës. Tashmë, me gjithë përpjekjet e z. Berisha për të mbajtur ndezur furrën e sherrnajës, temperatura ka filluar të bjerë dhe aktorë të ndryshëm kanë filluar natyrisht të ribëjnë llogaritë e tyre personale mbi realitetin e ri të “pas luftës”. Ky është një proces që do të marrë kohën e vet dhe, dikush më herët e dikush më vonë, pjesa më e madhe të ndjekësve të foltores do të vijë në këtë situatë.

Logjika kërkon që, pasi i kanë matur forcat, grupet në konflikt të shtyjnë drejt një konsensusi. Sigurisht, kjo është e pamundur në kushtet e një beteje për “jetë a vdekje” si ajo midis Bashës dhe Berishës, por një rinegociim midis shumë prej aktorëve të foltores me Kryetarin në detyrë do të jetë i pritshëm. Pas betejës, fituesi do të marrë shumicën (përfshi edhe shumë prej kundërshtarëve) dhe do të vazhdojë rrugën, ndërsa humbësi dhe një pjesë nga ndjekësit e tij do të duhet të shkojnë në shtëpi. E vetmja mundësi mbijetese për Berishën dhe njerëzit rreth tij është krijimi i një partie të re, por kjo kërkon që ata të heqin dorë nga ambicia për të qenë faktorë dominues në politikën shqiptare, duke u detyruar të kënaqen me një rol dytësor apo periferik.

Tags: bashaBerishafoltore

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com