Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Politikanit kosovar, Veton Surroi i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës”

Nga: Veton Surroi

Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës

Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes

1.

“E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”.

Mund të ndodhë që ndonjë lexues të më qortojë për përdorimin e sërishëm të këtij citati të William Faulknerit, por nëse kjo ndodh atëherë nuk do ta konsideroj qortim. Do të jetë përkujtim se dikush mban mend ndonjë shkrim timin të kaluar ku e përdor këtë citat. Dhe ky është nderim.

Citati i Faulknerit, nga “Rekuiem për një murgeshë”, më doli si mendim prijës që do të më shpjegojë shenjat ndër shqiptarë në këto ditë. Dhe më doli ndërsa dëgjoja mbledhjen e Këshillit bashkiak të Kukësit, i cili vendosi brenda dy orësh që të bënte rishkrimin e biografisë sime. Para pesë vjetësh, një Këshill tjetër i Kukësit kishte vendosur se gjërat që i kisha bërë në jetë për Kosovën ishin të mjaftueshme të më shpallte qytetar nderi. Javën e kaluar dëgjoja dhe shikoja se si kryetari i Bashkisë së Kukësit me mjaftueshmërinë e pozitës së tij të shpallte se, sipas mendimit të tij dhe të anëtarëve të tjerë të Këshillit, nuk kisha bërë gjë për Kosovën, por, përkundrazi, duhej mbrojtur Kosovën nga unë, duke ma hequr titullin e qytetarit të nderit të Kukësit.

Skenat e mbledhjes së Kukësit, në të cilën brenda dy orësh prej momentit të shpalljes si armik i Këshillit bashkiak, Kukësit, Kosovës dhe mbarë shqiptarisë, përnjëherësh rehabilitohem, do të mund të shërbejnë për një inskenim të veçantë të “Armikut të popullit” të Ibsenit (për koincidencë, kryetari i Qarkut të Kukësit që ma akordoi çmimin atëbotë quhet Ibsen).

Por, duke mbetur te Faulkneri, ajo që ndodhi në Kukës ishte ilustrim, ndonëse i rangut të njerëzve që shprehin deficit të thelluar intelektual e arsimor, i faktit se e kaluara është e gjallë dhe shkruhet përditë. Anëtarët e Bashkisë mund të mos e kenë ditur thënien e Faulknerit, por kanë besuar se në pasditen e së premtes mund ta shkruajnë historinë. Prej asaj dite e tutje unë do të isha armik i këshillit të tyre bashkiak, dhe më gjerë.

2.

Kryeministri i vendit e quajti këtë akt lajthitje kolektive. Mirë bëri dhe e falënderova për një reagim të shpejtë.

Por, problemi i lajthitjeve kolektive është se ato nuk janë shkarje momentale nga një sistem; lajthitjet kolektive duke qenë kolektive janë sistem më vete.

Lajthitja e Këshillit bashkiak të Kukësit (pa e përmendur faktin se janë produkt i një lajthitjeje se mund të ketë zgjedhje legjitime vendore pa pjesëmarrjen e opozitës) ishte pjesë e një mendësie, të një lajthitjeje më të madhe historike të Shqipërisë e shqiptarëve: të mendësisë se pushteti do të bëjë vlerësimin e përshtatshmërisë së fjalëve të shqiptuara a të shkruara të një publicisti. Siç ka ndodhur në të gjitha sistemet e përndjekjes së fjalës së lirë, edhe kryebashkiaku i Kukësit kishte arsyetimin e duhur për shpalljen e armikut të ri: “Ne dimë çka ka folur ai”. Me kësi arsyetimi një numër i madh i njerëzve në Shqipëri është përndjekur për “agjitacion e propagandë” e në Kosovë për delikt verbal, me nenin 133 të Kodit penal të Jugosllavisë.

Po, sot jemi në një sistem tjetër, një ku “agjitacioni e propaganda” mund të shërbejnë për gallatën mediale të radhës; nuk futet kush në burg, apo më keq, nuk ekzekutohet për shkak se kryebashkiaku mendon se dikush “po flet kundër”. Por, nuk mbetet këtu. Lajthitja kolektive, për fat të keq, është më e madhe. Kuvendi i Shqipërisë krijoi një Komision hetimor që do të përcaktojë, nëse e kam kuptuar, se çfarë është implikimi i Shqipërisë (apo i personaliteteve publike shqiptare) në raportin e Dick Martyt, i cili u shndërrua në Raport të Këshillit të Evropës. Shpjegimi i iniciuesit të këtij Komisioni ishte se qëllimi është që të dëshmohet se në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë kështu lehtë mund ta gjejë veten në pozitën e kryebashkiakut të Kukësit që ta rishkruajë historinë sipas disponimit të momentit. Prej vitit 2011 ekziston një aktgjykim i plotfuqishëm në gjykatat e Kosovës për dënimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së për krime lufte në burgjet e improvizuara të Cahanit e Kukësit, pra në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, tashmë është dëshmuar se në territorin e Shqipërisë janë kryer krime lufte (nga qytetarë, siç thotë gjykata e ish-RSFJ-së), e Shqipërisë, pa kurrfarë nevoje, janë futur në një rrugë qorre të rishkrimit të historisë, një rrugë ku primatin prej kohësh e mban Serbia.

3.

E kaluara është gjallë dhe me kokëfortësi e gjallë, madje.

Është aq e gjallë, sa në të flasin edhe të vdekurit.

Ritualisht, po hapet këtë javë edhe një varrezë masive në Serbi dhe mjekët ligjorë do të përpiqen të identifikojnë pjesët mortore. Çdonjëra prej tyre ka një rrëfim dhe çdo rrëfim do të kërkojë të dëgjohet. Çdo rrëfim i veçantë do ta kërkojë vendin e vet; çdonjëri rrëfim konsideron se është meritor për t’u dëgjuar. Sepse asnjëri prej këtyre rrëfimeve nuk është mbyllur në varrezë masive me dëshirë të veten.

Çdonjëri prej rrëfimeve është aty, sepse ka ekzistuar një grup njerëzish me uniforma të urdhëruar nga një grup njerëzish të tjerë me uniforma të urdhëruar nga një grup njerëzish të tjerë me kostume politikanësh, shkrimtarësh, akademikësh, klerikësh – të ajkës intelektuale të shoqërisë, që rrëfimet të përfundojnë aty, në varreza masive.

Dhe çdonjëri prej rrëfimeve kërkon të dëgjohet pa marrë parasysh se sa kohë kalon. Pa marrë parasysh se tashmë janë rritur fëmijët e lindur në kohën e varrimit masiv, pa marrë parasysh se jemi në një shekull tjetër, milenium tjetër madje – pa marrë parasysh se ndërrohen garniturat politike dhe çdonjëra ndër ne, atje në Serbi, në Evropë e botë, thotë se duhet shikuar nga e ardhmja, nga përparimi, aty janë rrëfimet që duan të dalin. Edhe këto në Kizhevak, të mbuluara së pari me dhe, pastaj me gurë, në fund edhe me një rrugë asfalti, një rrugë asfalti që në fund u dorëzua me njohurinë se nuk mund të shpjerë kund pa dëgjuar rrëfimet e mbuluara nën të.

4.

E kaluara as që është e kaluar, shkroi nobelisti amerikan.

Ekziston një arsye e thjeshtë për këtë: sepse e kaluara është rrëfim, një rrëfim që shkruhet, përditë shkruhet. Ata popuj që shkruajnë më herët e më mirë kanë rrëfime që mbeten, që janë pranuar si të tilla, që nuk shpërfaqen në gazeta ditore apo në debatet televizive të mbrëmjes. Popujt si ne, ende, nuk e pranojnë historinë si veprim kritik shkencor.

E kaluara e shqiptarëve shkruhet përditë në gazetat e Shqipërisë: çdo ditë do të dalë një pikanteri nga kampi i Enver Hoxhës apo ai tjetri, çdo ditë do të jepet një version i ri i (vetë)vrasjes së Mehmet Shehut, çdo ditë do të vazhdojë një luftë e brendshme për të zënë një pozicion më të mirë në të kaluarën.

Gjuha e së kaluarës në Kosovë gjen shprehjen më të mirë të varfërisë së saj me skulpturë. Një pas një, vizioni kolektiv për të kaluarën gjen shprehje me gjuhën skulpturale, arkitektonike e artistike të elitës politike të saj. Ofendimi estetik bën pjesë në një vorbull edhe më të madh të ofendimit të dinjitetit njerëzor që u ka bërë kjo elitë qytetarëve të Kosovës. Kriteret për gjuhën skulpturore e monumentale të kësaj elite nuk mund të jenë më të larta se ato për shëndetësi e arsim; ofendimi estetik është i barasvlershëm me ofendimin kolektiv në sistem shëndetësor e arsimor.

5.

Brenda dy apo tre, apo më shumë viteve të ardhshme do të zhvillohen gjykimet në atë që quhet Gjykata Speciale (Dhomat e Specializuara, për të qenë korrekt). Gjykimet do ta kenë anën e vet të procesit juridik. Por, do të kenë edhe dëshmi dhe kundërdëshmi të para njëzet e ca vjetësh. Si të tilla, do të jenë brenda kornizës së distancës kohore prej njëzet vjetësh sa konsiderohet se rrëfimi është i pjekur për t’u shndërruar në histori. Dhe, kështu do të krijohet edhe një sprovë për ballafaqimin me të kaluarën.

“E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”./koha.net

Tags: Kukesiopinionveton surroi

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
UÇK-ja/ Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do lërë PS në minorancë

Ngjela: Amerikanët iu kanë gjetur shuma të mëdha parash politikanëve shqiptarë

PS kërkon votën e emigrantëve, Balla thirrje që të regjistrohen në e-Albania

PS kërkon votën e emigrantëve, Balla thirrje që të regjistrohen në e-Albania

Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

92-vjeçar britanik dënohet pas 58 vitesh për krim të 1967
Bota

92-vjeçar britanik dënohet pas 58 vitesh për krim të 1967

by mirseda
20:19 | 30/06/2025
0

Një burrë 92-vjeçar britanik është dënuar për vrasje dhe përdhunim këtë të hënë, një vendim që i...

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…

Franca mbyll centralet bërthamore, zbulohet arsyeja përse…

20:07 | 30/06/2025
Real Madrid, shumë muaj jashtë fushe, mbrojtësi rikthehet nga dëmtimi

Real Madrid, shumë muaj jashtë fushe, mbrojtësi rikthehet nga dëmtimi

19:39 | 30/06/2025
Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup në takimin e liderave të Ballkanit Perëndimor

Kurti dhe Vuçiç përballen të martën në Shkup në takimin e liderave të Ballkanit Perëndimor

19:29 | 30/06/2025
6 raste me COVID në Shqipëri – Tomini: A lidhen me nënvariantin e ri nga SHBA?

6 raste me COVID në Shqipëri – Tomini: A lidhen me nënvariantin e ri nga SHBA?

19:26 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com