PS kërkon votën e emigrantëve, Balla thirrje që të regjistrohen në e-Albania

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mendon se shqiptarët nuk kanë më asnjë pengesë për të votuar me 25 prill.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të krijuar regjistrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë, ka menduar si zgjedhjen më të lehtë portalin qeveritar e-Albania.

“Nga aspekti legjislativ nuk ka më pengesa për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Ata mund të votojnë por duhet paraprakisht të regjistrohen.”, u shpreh Balla.

Ai nuk e mohon faktin që nësë emigrantët nuk regjistrojnë adresat e tyre në e-Albania, mund të privohen nga shërbimet e tjera të shtetit shqiptar.

“Ne shqiptarët po nuk kemi ca rregulla, nuk i respektojmë fare”, tha deputeti.

Ndërkohë, Shqipëria ka pothuajse zero shanse për të marrë një përgjigje pozitive për negocialitat nga vendet e BE këtë fundvit. Pengesë për këtë janë bërë kushtet e paplotësuara të Shqipërisë.

Sipas Ballës, Shqipëria në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Shqipëria do të ketë një ligj për mediat.