E mërkurë, 20 Janar, 2021
11 C
Tirana

Putin urdhëron vaksinimin e popullsisë ruse duke filluar nga java e ardhshme

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar që vaksinimi masiv kundër Covid-19, të fillojë javën e ardhshme për popullsinë vendase. Të parët të cilët do të vaksinohen me vaksinën ruse, Sputnik V, janë mjekët dhe mësuesit.

Urdhri erdhi disa orë pasi Britania u bë vendi i parë perëndimor, që lëshoi ​​miratimin e përdorimit të përgjithshëm për vaksinën e Pfizer-BioNTech duke filluar javën e ardhshme, shkruan ”The Moscow Times”.

“Le të biem dakord për këtë, nuk do të më raportoni javën tjetër, por do të filloni vaksinimin masiv, le të  fillojmë punën tashmë,” i tha Putini Zëvendës Kryeministres Tatiana Golikova.

Putin tha se rreth 2 milion doza të vaksinave Sputnik V,  janë prodhuar tashmë, duke lejuar mjekët dhe mësuesit rusë të marrin dozat e menjëhershme.

Rusia ishte vendi i parë që zhvilloi një vaksinë anti-covid në gusht, megjithëse provat klinike Sputnik V nuk ishin të plota. Zhvilluesit e saj që nga ajo kohë kanë shpallur një normë të efikasitetit 95%, bazuar në rezultatet e ndërmjetme të provave të Fazës 3.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Co*id-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Sipas raportit ditor, të infektuar me koronavirus janë shënuar...

Kategoria Superiore/ Vllaznia ndëshkon Bylisin dhe marshon drejt titullit

Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë në “Adush Muça”, në një fushë të vështirë. Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e...

Një pusullë përkujtuese presidentit Biden

Nga: Veton Surroi 1. Sot fillon dita e parë e punës së presidentit Joseph Biden dhe agjenda e tij që tani, fill pas inaugurimit, është e...

Shpërthim i fuqishëm në Madrid, shkatërrohen disa pallate (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryqetetin e Spanjës, Madrid. Mediat lokale bëjnë me dije se shkak për këtë shpërthim mund të jetë...

Gjashtë viktima nga Covid, rritet numri i rasteve të reja në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë(IKSHPK), ka njoftuar se 24 orët e fundit janë shënuar edhe gjashtë viktima nga koronavirusi. Rastet e vdekjes janë...