Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fatura e shtrenjtë e PD me emrin Halim Kosova

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ditmir Bushati, ose Ben Blushi i ri në PS

Nga: Roland Qafoku

Vera e re në fuçinë e vjetër

Jozefina Topalli shkeli mbi PD-në. Astrit Patozi shkeli parimet. Arben Imami një herë andej e një herë këtej. Besart Kadia një riosh që shkeli statutin. Romeo Gurakuqi nuk ka besimin e Komisonit të Vlerësimit të Kandidatëve. Zyrtarisht në PD thonë se të gjithë këta punuan kundër PD dhe e merituan largimin. Po mirë. I marrim të mirëqena të gjitha këto. Por ikja, largimi apo përjashtimi i doktor Halim Kosovës çfarë është? Përgjigja është afër mendjes: Është kulmi i kulmeve të largimeve me turp që Partia Demokratike ka bërë në historinë e saj të drejtuar prej afro 8 vjetësh nga Lulzim Basha. Nuk ka asnjë personalitet tjetër në PD-në aktuale që të ketë staturën, formatin dhe mbi të gjitha autoritetin dhe vlerësimin masiv që ka një figurë si Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë në PD-në aktuale që të jetë kaq i pranueshëm nga të gjithë, në kupolën e partisë dhe në bazë sa Halim Kosova. Nuk ka asnjë figurë tjetër në politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë që të jetë kaq konsensual sa Halim Kosova. Ata të zonës gri dhe ata të zonave me ngjyra qofshin. Njerëz të njohur e të panjohur, e deri te militantët e partive kundërshtare. Si Halim Kosova nuk ka.

Por cila ishte arsyeja e këtij largimi? Të paktën sipas vetë Kosovës, sebepi ishte se “ai nuk shante Partinë Socialiste”. Besojmë se do ishte skandaloze të ishte kjo arsyeja e vërtetë. Por e marrim të mirëqenë. Po si mund t’i kërkosh në vitin 2020 një politikani të shajë kundërshtarët? Si mund t’i kërkosh një politikani të sillet ndryshe nga çfarë është? Si mund t’i kërkosh një politikani intelektual të bëhet i vjetër kur ai bën të riun? Si mund t’i kërkosh një personaliteti të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë por të bëjë politikën e vjetër të gërr-mërreve dhe të përçudnimit të kundërshtarit? Si mund ta bëjë këtë Partia Demokratike? Si mund ta bëjë këtë partia e cilësuar e brezit të ri me kryetar Lulzim Bashën?

Marrim edhe një aspekt tjetër. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës Halim Kosova mori 116.219 vota kundrejt 160.029 vota të Erion Veliajt që u zgjidh kryetar i Bashkisë. Por që ta kuptojmë këtë rezultat më mirë kujtojmë që në zgjedhjet lokale të vitit 2011, pas vendimit të Gjykatës, Lulzim Basha mori 124.786 vota me të cilat u bë kryetar i bashkisë së Tiranës kundrejt Edi Ramës me 124.705 vota. Pra, Basha ka marrë afërsisht 8567 vota më shumë se Halim Kosova.

Nëse vëmë në peshore situatën, rrethanat, kushtet, kuotat e PD-së në opozitë, duhet thënë se edhe pse humbi, Halim Kosova korri një fitore për numrin e votave që mori. Ai mori shumë më shumë vota se Partia Demokratike dhe të mos harrojmë se kuotat e kësaj partie kanë qenë në minimumin e saj historik. Pra kjo garë tregoi se Halim Kosova përveç një rezervuar votash ishte një shpresë për ringritjen e PD-së pas kalimit të saj në opozitë. Halim Kosova tregoi se është një figurë që jo thjesht i duhet PD, por do ishte në nderin e saj ta kishte. Ishin jo të paktë ata socialistë që deklaruan hapur ato ditë, se kishin votuar Halim Kosovën, një gjë që kurrë nuk kishte ndodhur më parë në historinë politike të Shqipërisë.

Po a e ka luksin PD në këtë situatë që ndodhemi të përjashtojë pikërisht këtë që është rezervuar votash dhe që ka cilësitë që përmendëm më lart? Sigurisht që jo. Kjo nuk është figura e parë dhe ndoshta edhe e fundit që është larguar nga partia e brezit të ri. Ka dhe do ketë efektet e saj hemorragjia e disa figurave nga PD. Por, bindja është se largimi i Halim Kosovës është fatura më e shtrenjtë që Partia Demokratike po merr. Një faturë që do ketë doemos ndikimin e vet në zgjedhjet e 25 prillit. Jo më kot disa socialistë fërkuan duart kur dëgjuan ligjërimin e Halim Kosovës për përjashtimin e tij. Ishte si një dhuratë surprizë për ta, pesë muaj përpara zgjedhjeve.

Ndoshta Lulzim Basha ka kohë ta rregullojë këtë që nuk e teprojmë ta quajmë deri krim politik brenda partisë së vet. Nëse ekziston dëshira, kjo mund të përmbysë peshoren. Halim Kosova është një personazh që ka nevojë jo vetëm PD, por e gjithë politika shqiptare. Ai që ka sukses në profesionin e tij, patjetër që do ketë sukses edhe në politikë. Halim Kosova aty është./Fjala.al

Tags: Halim KosovaPDroland qafoku

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Kursi i këmbimit/ “Rimëkëmben” Paundi dhe Dollari, Euro zhvlerësohet sërish

Paundi në ‘rënie të lirë’, dobësohet ndjeshëm dhe dollari

A ka “shpëtim” nga Covid-19? Tomini: Jemi larg imunitetit të masës

A ka “shpëtim” nga Covid-19? Tomini: Jemi larg imunitetit të masës

Vendim i fundit/ Asnjë shenjë përmirësimi, Greqia zgjat masat parandaluese

Vendim i fundit/ Asnjë shenjë përmirësimi, Greqia zgjat masat parandaluese

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com