E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

A ka “shpëtim” nga Covid-19? Tomini: Jemi larg imunitetit të masës

Prej muajsh, koronavirusi po bashkëjeton me ne. Vaksina mund të përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme situatën e pandemisë. Disa vende të botës po përballen me një valë të dytë infektimesh koronavirusi, e disa me të tretën. Çdo ditë e më shumë, njerëzit po i mbajnë shpresat tek ai që quhet “imuniteti i tufës”.

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në një intervistë në “Abcnews”, tha se jemi ende shumë larg imunitetit të masës, ndonëse gjatë javëve të fundit ka pasur shifra rekord të të infektuarve.

“Realisht, situata e transmetimit të Covid, ne jemi në një nivel stacionar. Niveli ka qenë edhe më i lartë, para 6 apo 8 javëve. Aktualisht niveli i përhapjes është 1.09. 1.1 për qind. Pra, nivel stacionar. Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, me shpresën e një vaksine… të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin”.

Eugena Tomini u shpreh se ky vit duhet të konceptohet si një vit i festimit brenda familjes së vogël. “Jo të shkojmë ne te festa, por festa të vijë tek ne. Duhet të festojmë ngushtë këtë vit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...