Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fasha e qeshur liberale si aset politik fitues

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Në emisionin “Java” në RTSH, ku jam bashkautor me gazetarin Lorenc Vangjeli, më qëlloi të ndiqja nga shtëpia një diskutim-debat mes zëdhënës së PD-së, Ina Zhupa, deputetit të PS-së, Musa Ulqini, dhe analistit politik, Carlo Bolino, njëherësh pronar i televizionit “A1 Report”.

Zonja Zhupa kishte zgjedhur të fliste me “Skype”. Në fakt, ashtu siç rrodhi biseda, nuk e kuptua fare se ishte në minorancë. Kjo, falë paraqitjes së saj dinjitoze, por edhe etikës që treguan zotërinjtë në studio. Nuk besoj se gaboj po të them se Ulqini dhe Bolino prisnin të përballeshin me një “kasetë” që vetëm sulmon, gjykon, dënon, denigron, hedh akuza nga llogorja, siç është stereotipi  që kanë rëndom palët kundërshtare për njëra-tjetrën apo disa nga njerëzit e medias anti-pozitë për përfaqësuesit e PD-së. Bolino provoi ta nxirrte e ta shtynte që në fillim në këtë rol  zonjën Zhupa, duke i bërë pyetje, që, në thelb, nuk i takonin asaj si zëdhënëse. Si për shembull, “a jam unë për ju Carlo Malavita, siç më  quan Berisha?”.

Ina Zhupa tha se Berisha është lideri historik, por tani ai flet si individ, pra, jo në emër të subjektit politik. Ajo shmangu të shprehej për mënyrën si i drejtohej ish-Kryeministri zotit Bolino. Përcolli ndërkaq qëndrimet zyrtare të PD-së pa u shfaqur si papagall, madje duke u veshur një tis gjuhësor dhe tingullor  të pëlqyeshëm që e zhvesh ligjërimin nga thatësia, ngurtësia, shabllonizmi. Karlo u befasua, madje mund të them se mbeti pa fjalë kur në përgjigje të një stereotipi tjetër, sipas të cilit PD dhe Basha kanë një raport selektiv me studiot televizive- disa statistika e mbështesin këtë pohim zëdhënësja e partisë më të madhe të  opozitës tha se kishte shkuar dhe ishte e gatshme të shkonte kurdoherë në televizionin “A1  Report”, madje edhe në ERTV (Edi Rama  Televizion), sepse “qëllimi ynë është të komunikojmë me publikun nga çdo tribunë”, nën- vizoi ajo. Zhupa reagoi në një mënyrë shumë  origjinale edhe ndaj evokimit në bisedë të vitit 1996 nga zoti Ulqini, i cili iu drejtua asaj me një pyetje retorike që po e sjell këtu në ligjëratë të zhdrejtë, por jo të deformuar: A e dini ju se në atë kohë ata që duan të rikthehen sot në pushtet nuk na lejonin sheshet për t’u mbledhur e protestuar? Si reagoi zëdhënësja demokrate? Pa asnjë fjalë, veç me një grimasë të vetvetishme, ku lëvizte një habi rinore plot çiltërsi, pa të keq, sikur thoshte “ç’lidhje ka”,  pra, një grimasë nga ato që vjetrojnë muhabetet e orëve të mbetura në një pikë dhe tejkalojnë  mendësitë se kush është rrëzuar një herë apo  dy herë nga pushteti është duke bërë një blasfemi që po kërkon të rikthehet.

Sepse, demokracia e konsideron të gabuar pyetjen “kush duhet të na drejtojë”, duke qenë se këtë çështje ia  ka lënë ta vendosë populli sovran me votë të lirë. Nga shtëpia ime, unë nuk u befasova fare  me paraqitjen dhe suksesin e Inës në atë de- bat. E njoh prej kohësh si një grua të kultivuar,  të edukuar dhe me dinjitet. Nëse do të flisja për një befasim pozitiv do të ishte fakti që pashë te zëdhënësja e Partisë Demokratike Inën që njoh. Do të thotë se ekziston në PD një mjedis politik  që jo domosdoshmërisht dhe jo pashmangshëm, siç predikon një lloj propagande, i tjetërson, i deformon dhe i konformon të rinjtë me  mendësitë e ngurta partiake, me modelet agresive të sjelljes. Kush deformohet. tregon se nuk  ka pasur formim të qëndrueshëm dhe akuzon vetvetiu kreun e partisë sikur ky parapëlqen nivelin e ulët, ekstremizmin.

Në fakt, nëse shikojmë prapa, do të konstatojmë se preferenca e liderëve politikë për ekstremizmin është e vjetër në Shqipëri. Gjatë  viteve të komunizmit, bujisjet e pashtershme liberale me prirje perëndimore janë goditur egërsisht, kurse sektarizmi përkëdhelej, nxitej, edhe pse ndonjëherë thuhej ndonjë fjalë kundër tij sa për të larë gojën.

Kryekstremisti ishte vetë Enver Hoxha. Kush mund t’ia kalonte atij? Të tjerët e prerjes së tij vetëm donin t’i ngjanin. Reminishencat e kësaj tradite kanë vijuar pas vitit 1990 e sot e kësaj dite. Ekziston një listë e gjatë “politikanësh”, që kanë bërë karrierë, kanë marrë poste të larta e disa prej tyre kanë bërë edhe pasuri të madhe, duke mbushur xhepat me gurë që do t’i hedhin paturpësisht  në adresat që do t’u caktonte shefi. Këto shembuj “suksesi” i kanë tejhuazuar dukshëm partitë me elitat rinore, i kanë bërë të papëlqyeshme, i kanë dëmtur, për të mos thënë prishur.  Ky është një zhvillim që ka në themel një mashtrim: partitë kanë fituar përmes moderacionit  dhe hapjes, por në qeverisje kanë anuar nga ekstremizmi, fudullëku dhe servilizmi. Në fakt, gjatë tridhjete viteve të demokracisë, asnjë par- ti nuk ka fituar duke ngritur flamurin e ekstremizmit. Përkundrazi. Ky fakt i bën nder  elektoratit shqiptar dhe duhet mbajtur mirë parasysh nga strategët e fushatave elektorale. Është infantile dhe sipërfaqësore të mendosh se shqiptari voton nisur nga tryeza e bukës. Tryeza ka peshën e vet, por sjellja në kuptimin me të gjerë të fjalës ku përfshihet edhe arsyeja peshon me shumë.

Në vitin 2005, Partia Demokratike arriti të rikthehej forcë e parë politike sepse ndër të tjera bashkoi militantët qëndrestarë me një fashë të gjerë liberaldemokratike që fillonte me disa të larguar më parë nga partia dhe shtrihej te një numër i madh të rinjsh e të rejash të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, mjaft prej të cilëve u bënë pjesë e KOP-it të famshëm.

Kolegjiumi liberal i organizuar nga këta të rinj në fillim të  vitit 2005 ka qenë një feksje e madhe, që përfshiu liderit politikë dhe për rrjedhim  shpërndau besim e shpresë të madhe në vend. Nga natyra, flukset liberaldemokrate kanë më pak numra sesa blloqet e militantëve, por ato janë lakmusi numër një për elektoratin gri.  Ndërkohë, kanë vetinë të relaksojnë gjithë spektrin, gjë që favorizon rrotacionin e pushtetit.  Me fjalë të tjera, fasha liberaldemokrate është feksja e fitores, është fuqia e argumentit, është pëlqyeshmëria në publikun e gjerë, është drita  që i prin ndryshimit. Unë nuk kam parë ndonjë debat televiziv, të cilin liberalët nuk e fitojnë  kur duan. Epërsia e tyre janë idetë. Mbi të gjitha  është liria. Ata janë njerëz të lirë dhe kjo u lexohet qartë këtu e atje.  Përmenda shembullin e Ina Zhupës, duke  dashur të veçoj pikërisht atë cilësi të rinisë liberaldemokrate, që e quajta feksje.

Nuk ka dyshim se në PD-në e sotme ka plot të rinj e të reja  si Ina. Ka edhe politikanë karriere me formim dhe orientim tipik liberaldemokrat. Dallohen  si të tillë në komunikim. PD është parti e madhe ku ka konservatorë dhe liberalë, të moderuar dhe skifterë të gjithë kanë vendin e tyre dhe  janë të vlefshëm. Një parti popullore nuk mund të jetë ndryshe, nuk mund të jetë e mbyllur. Nganjëherë janë ngjarjet që diktojnë tonin. Ka ndodhur që liberalët ta ngrenë zërin më lart se ekstremistët pa përmbajtje, por pa dalë nga shtrati i arsyes, fleksibilitetit dhe parimit të vjetër etik se teprimi e kalon të drejtën në krahun tjetër. Ashtu si në vitin 2005, zëri i liberaldemokratëve duhet të ndihet me shumë dhe të prevalojë në komunikimin publik. Ata janë një aset shumë i vyer politik për vendin, për partitë, për PD-në pikësëpari sepse janë me afër  saj nga pikëpamja programore. U duhet dhëne më shumë hapësirë nëse janë tashmë në parti. Dhe duhen afruar nëse rrinë larg. Partia ka nevojë për ta me shumë se ata për partinë. Pa ta, pa frymën dhe feksjen e tyre, ndaj së cilës nuk është i privuar askush, pra, as dikush në moshë të madhe, zgjedhjet zor se fitohen./Panorama

Tags: Ina ZhupaMusa UlqiniPrec zogaj

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Ja se si gjenet përcaktojnë tiparet tona të fytyrës

Ja se si gjenet përcaktojnë tiparet tona të fytyrës

Nami në Kosovë, dy grabitje brenda pak minutave

Nami në Kosovë, dy grabitje brenda pak minutave

Vaksina në Serbi/Shehu: Gënjeshtrat e Ramës i kanë ‘këmbët e shkurtra’

Vaksina në Serbi/Shehu: Gënjeshtrat e Ramës i kanë ‘këmbët e shkurtra’

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com