E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Nami në Kosovë, dy grabitje brenda pak minutave

Në Kosovë po bëhet nami me grabitjet. Disa persona të armatosur plagosën një ditë më parë një polic. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën. Një polic u plagos me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin paratë nga një bankomat në Prishtinë. E njëjta situatë është përsëritur sërish. Policia e Kosovës bën të ditur se brenda pak minutave kanë ndodhur dy grabitje të institucioneve financiare.

“Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare, në kryqëzimin e rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje, dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Një grabitje tjetër në kryeqytet ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”. “Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë i armatosur. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin, dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Lexo edhe :   Bien shifrat në Kosovë, 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...