E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Vaksina në Serbi/Shehu: Gënjeshtrat e Ramës i kanë ‘këmbët e shkurtra’

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas lajmit se Serbia nis të hënën vaksinën kundër koronavirusit. Sipas tij, ky detaj konfirmoi gënjeshtrën e kryeministrit Edi Rama. Shehu shprehet se Rama e ka lënë Shqipërinë jo vetëm pa vaksina, por edhe pa asnjë kontratë.

Në komentin e tij, ai thotë se Serbia është treguar e përgjegjshme, ku ka kontraktuar prej muajsh me Pfizer dhe ndërtoi infrastrukturën e vaksinimit. Nga ana tjetër jemi ne, ku për të, jemi lënë në mëshirë të fatit.

I shqetësuar për këtë situatë, ish-deputeti argumenton se ne sot presim në radhë më keq se vendet e Afrikës. Gjatë ditëve të qëndrimit në Amerikë, qarkulluan disa foto ku kryeministri shihet duke bërë shoping. Rama në takimin me gazetarët, sqaroi pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë theksoi se të blesh një një dyqan jashtë shtetit nuk është krim, por tha se në rastin konktret, ai ishte duke parë në një kancelari për bojëra. Në kundërpërgjigje të këtij qëndrimi, Shehu është i mendimit se Rama kërkon që të fshehë të vërtetën.

Statusi

Genjeshtrat e Rames i kane “kembet e shkurtera”!

Serbia, nje vend i vogel i Ballkanit te henen fillon vaksinimin e popullesise me Vaksinen Pfizer!

Rama & Co prej javesh kerkojne te na mbushin mendjen se vende si ne nuk mund te kontraktonin direkt me kompanite prodhuese te vaksinave.

Por ja qe ishte ashtu si ne ja kerkuam prej shtatorit, mundej, kur Rama atehere vecse pergjigjej me ironi!

Mashtrime e genjeshtra keto te atij dhe “oborrit” qe e rrethon, por qe tashti e kane lene Shqiperine jo vetem pa vaksina, por dhe pa asnje kontrate.

Lexo edhe :   Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Serbia qe eshte treguar e pergjegjeshme ka kontraktuar prej muajsh me Pfizer, ndertoi infrastrukturen e vaksinimit dhe te henen fillon procesin, si e gjithe Europa.

Ndersa ne sot presim ne nje radhe te gjate, me keq se vendet e Afrikes nga Covax; shume nga ata kane mbyllur edhe kontrata te vecanta me prodhuesit.

Lexo edhe :   Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Presim me shprese qe nga solidariteti te na japin dicka partneret, por dhe kjo e dyshimte perderisa nuk kemi ngritur asnje infrastrukture adeguate.

Nderkaq Rama me nje “torbe” bosh kerkon te fshehe te verteten mbas genjeshtrave, tellalleve te tij apo mbas ndonje fotografije ne nje ekspozite!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...