pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinotipobetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetpornodinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Familjarët tërheqin trupin nga morgu, ja kur dhe ku do të varroset Admir Murataj (Foto)

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Admir Murataj, 42-vjeçari që mbeti i vrarë në Rinas është një nga personazhet ndoshta më “tunduesë” të botës së krimit. Katër grabitje arriti të realizonte Murataj dhe më pas ngeli i vrarë në dalje të rrethimit të aeroportit të Rinasit.

Trupi i tij doli sot nga morgu pas përfundimit të autopsisë dhe familjarët ishin aty për t’a tërhequr e për t’u nisur në Tropojë, aty ku Admir Murataj ka lindur dhe ka familjarë të tij.

Kush ishte Admir Murataj?

Grabitësi më i famshëm shqiptar do të varroset nesër në orën 12:00 në qytetin e tij, ndërkohë që familjarët vazhdojnë të thonë se nuk ishte Admir Murataj organizatori i grabitjes, dhe se nëse shteti nuk gjen fajtorët ata do të bëjnë vetëgjyqësi.

Admir Murataj, mbeti i vrarë 2 ditë më parë kur në aeroportin e Rinasit u grabitën 10 milionë euro, para këto që u morën në pistën e avionit “Austria Airlines”. Murataj, ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë. Admir Murataj, njihej ndryshe si Admir Nikaj, dhe prej 18 vitesh e ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Murataj, i cili ishte ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Në pretencën e Prokurorisë e cila u dha më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas,  u kërkua në total 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Në Greqi Murataj është i njohur për arratisjen e tij spektakolare nga burgu bashkë me Ilir Kupën e 9 shqiptarë të tjerë.

Ai u arratis nga burgu i Trikallas në mars 2013, ndërkohë që kishte rënë në pranga bashkë me Klement Çalën, në janar të të njëjtit vit, si pjesëtarë të një bande shqiptaro-greke të akuzuar për 9 grabitje dhe tentativë grabitje bankash, në shumën totale 2 milionë euro.

Pas arratisjes, ai është ndjekur nga Policia, por ka lënë pas një vazhdë gjaku, pasi ka vrarë një vajzë 25 vjeçe në Isthmia dhe një rreshter policie. Po ashtu pas arratisjes, ata akuzohen se kanë grabitur edhe bankën kombëtare në Larisa më 16.05.2013, grabitje e faktuar nga gjurmët e gishtave.

Grabitjet në Shqipëri:

Ngjarja e parë për të cilën akuzohej Murataj dhe  grupi i tij, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.

Ngjarja e dytë, pak muaj më vonë u grabitën rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.

Ngjarja e tretë për të cilën ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.

Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.

Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.

Foto: Grupi i Admir Maratajt

Hierarkia brenda bandës së grabitësve:

“Truri” i bandës

Admir (Jetmir) Çerpja

Admir Nikaj (Murataj)

Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin.

“Grupi i zjarrit”

Ditjon Memlikaj (ish-Komando)

Neim Avdulaj (ish-Komando)

Ernest Kupa

Furnitorë (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)

Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)

Informator në terren

Fajton Xhyliu

Tags: Admir MuratajFamiljarëtfotomorgutërheqintrupin

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

23:03 | 17/07/2026
Aktualitet

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026
Aktualitet

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026
Next Post

“Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Merre me të qeshur”

U përfol për largimin nga “E Diell”, moderatori: Më shqetësojnë

Sërish dhunë në burgun famëkeq grek, 27-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga goditjet me...







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e 48-të para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër do të jemi më shumë

by mirseda
23:03 | 17/07/2026
0

Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke...

GJK arsyeton vendimin: Pranoi Komisionin për Zgjedhjet, rrëzoi kërkesën për “McGonigal”

22:46 | 17/07/2026

Atentat ndaj Thimjo Rubatit, policia reagon pas sulmit me armë pranë biznesit të 50-vjeçarit

22:44 | 17/07/2026

”Ndjesa e një monstre”, Berisha për ministres serbe: Të shpallet ”non-grata”

22:38 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Qëllohet një person, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

22:02 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com