Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Familja e mendonte vajzën të vdekur. Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Familja e mendonte vajzën të vdekur. Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

Hetimet për zhdukjen e 39-vjeçareje nga Kosova, kanë marrë një tjetër rrjedhë gjatë emisionit ‘Pa gjurmë’ në Report Tv. Luljeta Memqaj, një shqiptare nga Kosova, e ardhur në Shqipëri gjatë kohës së luftës, u zhduk bashkë me kunatin në vitin 1999 teksa po udhëtonte drejt Italisë, ku do të priteshin nga një djalë me të cilin kishte dy vite e fejuar, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë.

Familja e saj i druhej faktit se ajo mund të ishte trafikuar, apo kishte humbur jetën në skaf rrugës për në Itali, por një dëshmi e ardhur ‘Live’ nga Prizreni, ka rrëzuar dyshimet e tyre duke ju ngjallur shpresat se ajo mund të jetë martuar me kunatin e saj.

Dëshmitari Shefqet Jahdautaj ka treguar se e ka parë Luljetën në Itali, bashkë me kunatin, dhe së bashku me familjen e tij kanë kaluar një natë në një kamp refugjatësh, pasi janë ndaluar nga autoritetet italiane duke ngritur dyshime se ajo mund të ketë nisur një jetë me kunatin e saj. Ky dyshim është përforcuar edhe nga disa dëshmi të tjera të ardhura në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’.

“Saktë nuk e mbaj mend datën, por kemi qenë në Itali dhe kemi ikur prej Shqipërisë me traget. Me Luljetën jemi takuar në Brindisi dhe kemi hyrë nëpër furgonetat e policisë. Kjo ka ndodhur në vitin 1999, në stinën e verës. Kemi qenë në një dhomë. Ajo ka qenë me një kunatin e saj. Unë nuk kam biseduar me të, por një e afërmja ime. Ajo i ka thënë se jemi këtu sa të vijë burri nga Gjermania me na marrë, sepse nuk kemi të drejtë të dalim jashtë. Jam 200% i sigurt e kam takuar Luljetën. Kemi fjetur të gjithë në një dhomë.  Në ushtri kemi mbërritur pasdite. Në mëngjes ata kanë dalë jashtë, dhe nuk janë kthyer më. Nuk i kam parë më pasi kanë dalë jashtë. Kanë thënë se ka ardhur burri me i marrë për të ikur në Gjermani. Jam i sigurt për këtë. Kam folur edhe më vëllanë e saj në telefon, ja kam treguar të gjitha. Unë e kam parë vetë dhe jam i sigurtë”, tregoi Shefqet Jahdautaj, gjatë emisionit ‘Pa Gjurmë’.

Ndërsa Shpëtimi, vëllai i Luljetës është shprehur në lidhje telefonike me gazetaren Odeta Dume se pas asaj kohe, nuk kanë pasur kontakte as me familjen e të fejuarit të vajzës.

“Unë tregova edhe dje. Me ata persona ne nuk kemi folur, ata i njohin vetëm familja e djalit. Kam folur me njërin në Itali dhe më ka thënë se është atje. Ne nuk e dimë. Ne nuk i kemi parë ata njerëz, dhe nuk i kemi njohur mirë. Ajo e ka kaluar kufirin dhe ka mbërritur në Itali. Kam folur me shumë persona. Njerëzve të djalit nuk iu kemi shkuar dhe nuk na kanë ardhur. Mesazh unë kam vetëm për motrën që të vijë shëndoshë e mirë”, u shpreh Shpetim Menqaj.

Me lot në sy ka rrëfyer historinë e trishtë të zhdukjes së Luljetës nëna e saj, e cila shpreh pendim pse vendosi të fejonte vajzën me një të panjohur kundër dëshirës së saj.

“O nënë ku po më çon”, kujton ajo t’i ketë thënë e bija, ndërsa përlotet në studio.

Si ndodhi ngjarja

E vendosur në Lezhë bashkë me familjen e saj, Luljeta u fejua me mblesëri me Enver Jahaj, i cili jetonte prej vitesh në Gjermani. Ndonëse nuk e kishte takuar asnjëherë bashkëshortin e saj të ardhshëm, ajo u nis qershorin e vitit 1999 bashkë me kunatin drejt Italisë, ku do të priteshin nga Enveri për të shkuar më pas në Gjermani. Luljeta udhëtoi fillimisht drejt Elbasanit, ku dhe ishte vendosur familja e të fejuarit të saj, po nga Kosova.

Destinacioni i radhës do të ishte Vlora, nga ku qëllimi ishte të nisej me skaf drejt Italisë me destinacion final Gjermaninë. Në kërkimet e tyre, familjarët kanë mundur të mësojnë se gjatë dy javëve që vajza e tyre Luljeta ndodhej në Elbasan, është shoqëruar nga dy persona. Ata dyshojnë se në këtë histori është përfshirë edhe një person i tretë nga fshati Atmaq i Prizrenit, i cili bënte rolin e ndërmjetësit që mundësonin kalimin ilegal jashtë territorit shqiptar.

Vjehrri i Luljetës, i ka dhënë para njërit prej personave si ndërmjetësues të këtij trafiku ilegal, ky i fundit 1 muaj më vonë i kthen paratë, duke i pohuar se gomonia nuk ishte nisur për në Itali. Nga informacionet e mara, vjehrri i Luljetës ka shkuar në Durrës tek një hotel tek i cili ka takuar pronarin e objektit, personin të cilit i kishte dhënë paratë, së bashku me 2 persona të tjerë shok me njëri-tjetrin. Të gjithë këta persona dyshohen te jenë pjesë e kësaj skeme të trafikimit ilegal, dhe zhdukja e Luljetës pa lënë asnjë gjurmë ka ngritur pistat e dyshimit tek familjarët, se vajza nga Kosova mund të ketë rënë pre e trafikimit për qëllime prostitucioni, pistë e cila nuk është verifikuar nga familjarët. Personat e dyshuar nuk kanë dhënë kurrë asnjë shpjegim për çfarë mund të ketë ndodhur me fatin e Luljeta Memqaj, vajzën nga Kosova që kërkohet sot në “Pa gjurmë’’. /shqiptarja.com

 

 

Tags: kosoveLuljeta Memqajshqiperitrafikim

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Blendi Fevziu për Albin Kurtin: Uroj të jetë një kryeministër i ndershëm

Blendi Fevziu për Albin Kurtin: Uroj të jetë një kryeministër i ndershëm

“Të shkatërroj ekonominë”, Erdogan “injoron” kërcënimet e Trump

“Të shkatërroj ekonominë”, Erdogan “injoron” kërcënimet e Trump

“Burri biznesmen bleu drejtësinë shqiptare, nëna tregon si humbi dy fëmijët pas divorcit”

“Burri biznesmen bleu drejtësinë shqiptare, nëna tregon si humbi dy fëmijët pas divorcit”

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com