Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Falsiteti i pastrimeve në administratë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Mero Baze/U bënë disa ditë që Task-Force e ngritur për të vëzhguar përfshirjen e administratës në zgjedhje, ka bërë disa shkarkime nga administrata qendrore, nën akuzën se disa zyrtarë, janë të përfshirë në fushatën zgjedhore. Në këtë balancë, duket se dora ka shkuar më shumë nga zyrtarë të LSI, të cilët janë shfaqur publikisht nëpër takime, por dhe zyrtarë që vijnë nga Partia Socialiste.

E gjitha kjo vlen për të pasur një bilanc “qeveria teknike” e 17 majit, por realisht është një betejë false për pastërtinë e zgjedhjeve.

Administrata në Shqipëri, ka ndikimin e saj në zgjedhje në radhë të parë, duke qenë e detyruar në një farë mënyre të votojë ata që i kanë çuar në ato detyra. Duke qenë një administratë politike dhe duke u përdorur vendet e punës si ampula për të shuar urinë e papunësisë para çdo palë zgjedhjesh, kjo administratë ndikon në zgjedhje, edhe sikur të mos marrë pjesë fare në fushatë.

Biles kam frikë se ashtu ndikon më shumë. Ata që janë të punësuar, janë të detyruar t’i luten familjes dhe fisit të votojnë për partinë e tyre dhe këtë nuk ka Task-Force që ta kapë. Dhe kjo, për shkak të besimit që vetë administrata ka, që po u ndërrua pushteti, do të iki nga puna.

Ideja për të bërë shembull disa drejtorë të fotografuar nëpër takime lagjesh, është zell i tepërt dhe vlen më shumë për të justifikuar Bashën para demokratëve që ja ka vlejtur marrëveshja, se sa për të siguruar ndershmërinë e zgjedhjeve.

Së dyti, në zgjedhje më shumë ndikojnë punësimet sezonale që bëhen nga bashkitë përkatëse në prag të zgjedhjeve, se sa ata që janë në punë. Ata që janë në punë, kur dalin publikisht, më shumë prishin punë se sjellin vota. Të rrezikshme janë bashkitë e PS, LSI apo PD, që tani punësojnë njerëz sezonalë dhe askush nuk i ndal. Premtimet për të futur njerëz në punë këto ditë në pushtet lokal, janë shumë më ndikuese sa shfaqja e ndonjë drejtori poste, ambulance apo shkolle, në ndonjë shtab elektoral.

Nga ana tjetër, LSI ka të drejtë kur thotë se në Task-Force duhet të përfshihej dhe një ministër i LSI, pasi Task-Force vërtet është instrument i prodhuar nga marrëveshja e 17 majit, por është një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës dhe LSI konsiderohet ende në qeveri. Ideja se po luftohet për ndershmëri në zgjedhje, pa LSI brenda, duket tendencioze dhe përmbush egon e Bashës për të frenuar hemorragjinë e PD-së drejt LSI-së. Përndjekja e disa drejtorëve pa lidhje nëpër Shqipëri, është më shumë propagandë për t’u dukur sikur marrëveshja po ecën, se sa një betejë reale për ndershmërinë e zgjedhjeve. Bile është e gjitha e pandershme, pasi fsheh problemin real të zgjedhjeve me administratën.

Politizimi i administratës sonë, nuk është tek pjesëmarrja në fushatë. Natyrisht, ajo duhet frenuar dhe duhet mbajtur larg saj, por politizimi i administratës është një plagë që vjen nga fakti se ata punësohen për shkak të zgjedhjeve dhe ndryshimeve të pushtetit. Kjo plagë duhet luftuar në mënyrë afatgjatë, me stabilizimin e një klase meritokratësh në vend dhe jo me gjueti shtrigash. Fakti që një drejtor nuk lejohet të bëjë fushatë paradite, por lejohet pasdite, nuk ndryshon asgjë. Edhe ndonjë që është nxituar të bëjë paradite nuk do ta bëjë më, por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë. Procedura për të hequr këta njerëz nga puna, është ligjore dhe jo politike dhe ata njerëz do të kthehen të gjithë në punë ku ishin në datën 26. Biles do kthehen si heronj. Thjesht po u japin leje pa pagesë për 20 ditë, dhe pak më shumë optimizëm Lulzim Bashës, mos i shtohen njerëzit në sheshe. Kjo mund t’i kthejë buzëqeshjen, por jo idenë se ai tani është një njeri në pushtet. (TemA)

Tags: AdministratabashafalsitetilsiPDPS

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
(VIDEO) Pas 1 shekulli rishfaqet peshku “pa fytyrë”

(VIDEO) Pas 1 shekulli rishfaqet peshku "pa fytyrë"

Ekspertët amerikanë: “Doktrina Putin”, rrezik potencial për Perëndimin

Ekspertët amerikanë: “Doktrina Putin”, rrezik potencial për Perëndimin

Analistët kosovarë dënojnë pjesëmarrjen e administratës në fushatë

Analistët kosovarë dënojnë pjesëmarrjen e administratës në fushatë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com