Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, SPAK merr të pandehur Qerim Ismailaj 

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, SPAK merr të pandehur Qerim Ismailaj 

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Për SPAK, mosdeklarimi i dënimit në Greqi është konsideruar vepër penale. Prokuroria e Posaçme deklaroi se pas kryerjes së hetimeve, i ka komunikuar akuzën Ismailajt për ‘falsifikim të vulave e stampave’ referuar formularit të dekriminalizimit.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Denoncimi nga PD-ja

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaron se marrja si i pandehur nga SPAK të Ismailajt, është hapi i parë drejt pastrimit të politikës. Sipas tij, modeli i kryeministrit Edi Rama me politikanë gangsterë që lidhen me krimin, do të zhbëhet nga Vettingu në politikë.

Statusi

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin. Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.

Tags: Prokuroria e Posaçmeqerim ismailajSPAK

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur

17:24 | 05/07/2025
Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar
Aktualitet

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

17:09 | 05/07/2025
Korçë: Mbi 770 gjoba në një javë, patrulla të shtuara në rrugë
Aktualitet

Korçë: Mbi 770 gjoba në një javë, patrulla të shtuara në rrugë

16:08 | 05/07/2025
Next Post
Çfarë po ndodh? Basha i shkon me urgjencë Metës në zyrë

Vijon krisja mes LSI-së dhe PD-së, Meta me deputetët e tij në sulm ndaj Bashës

12 mijë euro për zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, avokati shkon në qeli

12 mijë euro për zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, avokati shkon në qeli

Babai shet të bijën e mitur tek 55-vjeçari, për të ushqyer familjen

Babai shet të bijën e mitur tek 55-vjeçari, për të ushqyer familjen

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur

by mirseda
17:24 | 05/07/2025
0

Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë...

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

17:09 | 05/07/2025
S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

16:44 | 05/07/2025
Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen

Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen

16:27 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com